Ekspozita e shpresës/ Përjetimi i Najada Hamzës në një vit pandemik

16/04/2021 20:44

Rrugëtimi krijues i Najada Hamzës, thellohet tek arti i tekstilit.

Ekspozita e saj e fundit në Galerinë Fab i kushtohet shpresës. Odat e hapësirës së Galerisë rrëfejnë përjetimin e autores lidhur me vitin e pazakontë pandemik.

Fragmente mesjetare, helmeta e pazmore janë metafora e ndalimit të të depërtimit të virusit, më pas ikona lulesh të marr prej një manuali botanike, si dhe fragmenti i qëndismës së gjyshes së saj I shtohet si insert narrativës së ekspozitës.

Frymëzimi për të krijuar tablotë erdhi befas dhe kërkoi të shfaqej me shpejtësi. Ato u krijuan në harmoni me qëllimin universal të artit, si shpëtimtar gjatë një viti të vështirë.

E gjithë ekspozita vjen si një kremtim triumfues ngjyrash e drite nën frazën çliruese të helmetës “because hope gives me strength, do not fear.

Top Channel