“Gratë shtatzëna mund të marrin vaksinën Covid”

16/04/2021 22:36

Gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar tani mund të vaksinohen kundër Covid-19, thanë këshilltarët qeveritarë të Premten, por nuk duhet të marrën atë të Oxford / AstraZeneca.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) rekomandoi që nënat e ardhshme, të cilat deri më tani janë këshilluar të mos marrin vaksinën, duhet të bëjnë vetëm BioNTech / Pfizer ose Moderna. Përjashtimi i AstraZeneca, shtylla kryesore e programit të vaksinave në MB, pasqyroi një mungesë të dhënash mbi mënyrën se si kryhej te gratë shtatzëna sesa ndonjë shqetësim specifik të sigurisë, thanë zyrtarët.

Të dhënat nga SH.B.A. tregojnë se mbi 90,000 gra shtatzëna të cilat janë vaksinuar – kryesisht me vaksinat BioNTech / Pfizer dhe Moderna, të cilat bazohen në teknologjinë mRNA – nuk kishin pasur ndonjë problem, tha JCVI. AstraZeneca bazohet në teknologji të ndryshme të njohur si adenovirus.

Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan këtë javë se po pezullonin përdorimin e një vaksine tjetër adenovirale nga Johnson & Johnson ndërsa hetonin disa incidente të mpiksjes së rrallë të gjakut. Programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, një nga më të përparuarit në botë, ka filluar të zhvendoset në grupmoshat dhe së shpejti do të synojë grupin nën 40 vjeç.

Top Channel