Masterplani i Portit të Durrësit/ EMMAR prezanton projektin për transformim në port turistik. Alabbar: Moment historik

17/04/2021 00:32

“Kompania Emaar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në prezencën më shumë se 1000 qytetarëve durrsak, paraqiti masterplanin e transformimit të portit të Durrësit në një port jahtesh dedikuar tërësisht Turizmit. Madhësia e portit turistik në Durrës është 2 herë më e madhe sa ajo e portit në Malin e Zi.

Projekti parashikon ankorimin e Jahteve të gjatësisë nga 15 deri 200 metra. 1.264.552 m2 është hapsira dedikuar 12.000 njësive të banimit për 46.000 rezidencë.

“Projekti do ta ndryshojë qytetin në pikën më të rëndësishme në Mesdhe”- tha ministrja Belinda Balluku. Mbi 47.000 janë planifikuar për shërbime ku përfshihen mbi 170 dyqane ndërsa 47.000 m2 të tjerë për ndërtim hotelesh dhe 80.000 pemë në hapësirën dedikuar hapësirave të hapura e të gjelbra. Mohammed Alabbar themelues dhe pronar i EMAAR Grup kishte ardhur vetë në Durrës për të shpjeguar këtë projekt me vlerë 2 miliard dollar.

“Nëse nuk trajnojmë mijëra të rinj e të reja në teknikat më të përparuara për mënyrën se si të bëhen këto projekte masive, atëherë kemi dështuar por lajmi i mirë është që unë këtë gjë e kam bërë për 25 vjet. Kjo do bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes por në të njëjtën kohë, kur shoh Shqipërinë, kur shoh përpjekjet që vëllai im i dashur, kryeministri dhe të gjithë njerëzit e tij bëjnë duke vendosur shpirtin aty e se sa shumë punojnë, më bën edhe më entuziast për të marrë pjesë në këtë projekt sepse të duhen partnerë për të ecur përpara. Ky është një moment historik në jetën time, besoj dhe në jetën e Shqipërisë dhe ju siguroj se do punojmë fort, do bëjmë gjërat e duhur anë të gjithë kohën për të arritur këtë”- tha Mohammed Alabar.

Shiun e nisur gjatë prezantimit të masterplanit kryeministri Edi Rama e quajti bekim nga zoti për Mohamed Alabar dhe këtë projekt.
“Ënderr e kahershme që ballinën ujore ta transformojmë”- u shpreh kryeministri. Pak pas përfundimit të prezantimit Mohamed Alabar tha për Top Channel.

“Ishte një nder i madh për mua të isha përpara këtyre njerëzve dhe nga ana tjetër është një dhuratë e jashtëzakonshme pasi kemi të bëjmë me ndryshimin e jetës së njerëzve për t’i dhënë shpresë e kështu dua t’i falënderoj për besimin që po më japim. Unë besoj shumë në potencialin që ka Shqipëria dhe besoj se me ndihmën e zotit do të shkojë vetëm lart. Lidershipi kryeministrit Rama më ka inkurajuar mua pasi procesi po ecën shpejt në atë mënyrë që se kam parë gjetiu”- u shpreh Alabar.

Krahas masterplanit kompania EMAAR lançoi sot në shqip dhe anglisht faqen online https://www.durresyachtsmarina.com/ për të promovuar këtë projekt.

Top Channel