08:09
Votat nga Serbia, përmes postave tranzitore
Shtetasit e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, dhe që jetojnë jashtë territorit të Kosovës, nga 13 janari e deri më 21 janar do të mund të aplikojnë përmes postës për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 14 shkurt. Kjo vlen edhe për shtetasit e Kosovës, të përkatësisë etnike serbe, të cilët jetojnë jashtë Kosovës.