VIDEO/ Momenti kur u bllokuan 3 makina nga PD në Korçë, çfarë u gjet në mjetin e zyrtarëve të PS

24/04/2021 10:26

Top Channel ka siguruar momentin e bllokimit të tre automjeteve nga strukturat e PD në fshatin Podgorie të Korçës gjatë mesnatës.

Dy makina u larguan, ndërsa një e tretë e cila drejtohej nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas, Çezar Bezati dhe kishte shoqërues Gerti Tabaku u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte dhe kryetari i PS të Podgorie dhe njëkohësisht zyrtar i tatimeve Korçë, Izmi Çoçka. Në makinën e tyre, u gjetën: lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, lista e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati, lista e shkruar me dorë me emra banorësh të këtij fshati, njofton PD.

Top Channel