Uthulla e mollës përdoret për shumë qëllime të ndryshme shëndetësore dhe një nga trajtimet më të këshilluara është inflamacioni i sinusit i njohur edhe si sinoziti. Për trajtimin e këtij problemi mjekësor, njerëzit përdorin ilaçe të ndryshme. Por asnjë nga barnat farmaceutikë nuk është natyralisht efektiv dhe mund të kenë disa efekte anësore serioze.

Uthulla e mollës është fantastike për trajtimin e sinozitit për shkak të vetive që eliminojnë infeksionin dhe parandalojnë shfaqjen e infeksionit të ri. Uthulla e mollës pastron rrugët e frymëmarrjes sepse përmban shumë vitaminë E, A dhe B1, kalcium dhe magnez. Uthulla e mollës gjithashtu përmban acid që ndalon rritjen e infeksionit dhe eliminon bakteret.

Konsumimi i drejtpërdrejtë
Kjo është mënyra më e thjeshtë për të trajtuar sinozitin. Nëse doni lehtësim të problemit duhet të konsumoni 1 lugë gjelle me uthull molle 3 herë në ditë. Nëse e vazhdoni këtë trajtim rregullisht, ju do të eliminoni sinozitin. Ju gjithashtu mund të përzieni 2 lugë uthull molle në 250 ml ujë dhe ta pini rregullisht një herë në ditë.

Kur sinoziti është i rënduar
Uthulla e mollës në kombinim me përbërës të tjerë arrin të eliminojë bllokimet në hundë dhe në mushkëri dhe kjo ndihmon shumë në rastet e bllokimeve të forta të frymëmarrjes. Për këtë rast do t’ju duhen: uthull molle, spec djegës, xhenxhefil, lëng limoni dhe mjaltë. Përzieni çerek filxhan kafeje lëng limoni, çerek filxhan çaji me uthull molle, 3 lugë mjaltë, gjysëm lugë kafeje spec djegës të bluar hollë dhe një lugë çaji xhenxhefil pluhur.

Së pari përzieni lëngjet në një enë metalike dhe ngrohini ato për disa minuta derisa të vlojnë. Hiqeni nga zjarri dhe pas një minute shtoni mjaltin dhe përbërësit e tjerë dhe trazojini mirë. Vendoseni përzierjen në një kavanoz xhami dhe ruajeni në një vend të errët dhe të freskët. Mund të merrni 2 lugë çaji në ditë derisa të keni përmirësim të plotë. Këto trajtime natyrale do të kurojnë sinozitin dhe do të eliminojnë shenjat e tjera problematike si teshtitje, lodhje, dobësi, dhimbje të fytit deri në eliminimin e infeksioneve./AgroWeb

Top Channel