SHBA heq pezullimin për vaksinën Johnson & Johnson, do të aplikohet për personat mbi 18 vjeç

24/04/2021 08:32

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA kanë vendosur që të heqin pezullimin 11 ditor për vaksinën Johnson & Johnson (J&J), por do të shtojnë një etiketë paralajmëruese rreth potencialit për mpiksje të rralla të gjakut. 

BBC raporton se vaksina do të mund të përdoret për personat mbi 18 vjeç dhe sipas këtij vendimi, të paktën 10 milion doza të vaksinës J&J, të dërguara nga fabrika e kompanisë në Holandë, mund të aplikohen menjëherë në SHBA.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) më parë miratoi rifillimin e aplikimit të kësaj vaksine në SHBA. Këtë javë, rregullatori i barnave  në Evropë gjithashtu përfundoi kufizimet për vaksinën J&J.

Rregullatorët evropianë këtë muaj gjithashtu zbuluan lidhjen e mpiksjes së gjakut nga AstraZeneca, por zbuluan gjithashtu se përfitimet e ilaçit tejkalonin çdo rrezik.

Top Channel