“Zhduke! Bjere këtu telefonin moj”, momenti kur aktivistja e PD ndiqet dhe dhunohet në Divjakë. Biseda me vëllain e kryetarit (VIDEO)

24/04/2021 13:37

Simpatizantja e PD-së, Elsa Bita është dhunuar në Divjakë pasi po filmonte një takim në një lokal dhe pretendonte se ishte elektoral.

Top Channel ka siguruar momentin kur ndiqet me vrap nga një person, për të cilin Bita pretendon se është shefi i komisariatit të policisë Divjakë, Altin Shehu.

“Bjere këtu telefonin. Hajde këtu, bjere, zhduke, hiqe”, dëgjohet duke thënë personi që e ndjek dhe ajo përgjigjet: “E di me kë e fjalën apo jo.”

Ngjarja nisi pasi Bita ishte në një video live në Facebook, duke thënë se të gjitha makinat janë parkuar para lokalit se po bëhet mbledhja duke thënë se janë automjetet e administratës.

“Nuk e di do vijë policia apo jo që ta prishë mbledhjen se është jashtë normave të lejuara. Po bëhet mbledhje dhe është e palejueshme.  Sic e shikoni janë të gjitha makinat e administratës dhe po bëhet mbledhje në lokal. Nuk ke vend ku të parkosh domethënë. Po qëndrojnë jashtë se është plot brenda. Janë të gjithë të PS, janë të gjithë për miting. Nuk më lejojnë të filmoj brenda. Nuk zhdukem jo. Ky është denoncimi i radhës.

Ja ku është vëllai i kryetarit që më thotë mua zhduku. Ka dhe të tjerë, edhe polici i Bashkisë që po lëvizin një nga një. Ku jeni o shteti? Nuk e di do marrë lokali gjobë apo jo, por ka zbarkuar gjithë administrata e njësisë Divjakë. Nuk po bëj asgjë që të kem turp”, thotë Bita.

Top Channel