Ndodhej në shërbim/ Efektivi plagoset me armë zjarri brenda makinës së policisë

24/04/2021 10:17

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Greqi. Një polic ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri në kokë.

Mediet e huaja shkruajnë se oficeri i plagosur i policisë ishte 30 vjeç dhe ai ndodhej brenda makinës së policisë sepse ishte në shërbim në momentin që ndodhi ngjarja.

30-vjeçari u gjet i plagosur nga kolegët e tij, të cilët e dërguan në Spitalin e Chania në gjendje kritike.

Polici u intubua dhe ndodhet në Njësinë e Kujdesit Intensiv, ndërsa mjekët po luftojnë që ta mbajnë në jetë.

Top Channel