“Mister” në Angli: CNN, dhjetëra pemë rrëzohen brenda natës

24/04/2021 13:54

Zona piktoreske e Elmbridge në Angli është zakonisht mjaft e qetë, por së fundi po përballet me akte që i kanë vënë në alarm banorët, të cilët krenohen me natyrën e bukur dhe gjelbërimin e harlisur te saj.

Me të rënë nata, një person i panjohur pret me sharrë elektrike pemët dhe zhduket pa lënë gjurmë. Fushata e çmendur e tij ka nisur përpara një muaji, thotë CNN.

“ Më duket sikur ky njeri po tallet me ne”, shprehet një banor, Cameron Flynn. “ Njerëzit janë shumë konfuzë. Disa janë të frikësuar se çfarë mund të bëjë më tepër një manjak i tillë, që vjen rrotull me një sharrë masive elektrike”, shton ai. Situata e krijuar i ka shtyrë rezidentët e Elmbridge të mobilizohen.

Një grup i krijuar në Facebook me emrin Elmbridge Tree Patrol, ka grumbulluar deri tani 1.000 vullnetarë, të gatshëm të mbrojnë ambjentin. Grupi u krijua pikërisht nga Flynn që sqaron se pjesëtarët e tij do të patrullojnë gjatë natës, por nuk jep më shumë detaje nga frika se mos në mesin e grupit online mund të jetë infiltruar edhe vetë shkatërruesi fantazëm i pemëve.

Top Channel