“Do lexojmë votën e shqiptarëve”/ Rama në “Open”: Ka dy skenarë, ose Meta do japë dorëheqjen ose…

23/04/2021 22:59

Vetëm pak para orës së heshtjes zgjedhore, Kryeministri Rama, i ftuar në “Open” mbrëmjen e sotme, e quan Presidentin Meta si një personazh tragjik komik dhe thotë më tej se do të lexohet vota e shqiptarëve më 25 prill e më pas përmend dy skenarë.

Skenari i parë sipas Ramës është që Presidenti Meta si një person i fjalës do të jap dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve, ndërsa skenari tjetër është që të niset procesi i shkarkimit të Presidentit, me arsye: degjenerimin që i ka bërë institucionit të Presidencës.

-Ju thatë që 25 prilli ndan këtë epokë nga ajo e Berishës dhe Metës, por ai është Presidenti i Shqipërisë dhe mandati i tij nuk ka mbaruar. Çfarë lidhje ka me zgjedhjet?

Rama: Nuk ka nevojë ti kthehemi rastit kur ne nisëm shkarkimin dhe erdhi një reagim nga Venecia dhe bëmë një hap mbrapa. E para një herë, Meta nuk duhet të bëjë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjmë sonte të gjithë mbas orës 12, të gjithë duhet të mbyllin gojën dhe të presin vendimin e sovranit. Kontributi më i mirë dhe më normal që mund të japim është ti  japim njerëzve mundësinë të reflektojnë të votojnë dhe të numërohen votat e tyre. Se kuptoj si mund të shkohet në këtë dëlir, në këtë personazh tragjik komik që është presidenti që betohet se do jetë me sfurqe e sëpata. Ne do ta lexojmë votën e shqiptarëve, ka dy skenarë, njëri që Meta që përbetohet se është një burrë që mban fjalën që të japë dorëheqjen sepse rezultati do të flas dhe të largohet vet. Skenari tjetër është që ne të nisim procesin e shkarkimit të Metës, për arsye të degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidencës. Ka shumë fakte, çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces do të mendojnë se ky është një çështje e spitalit dhe jo e politikës.

Top Channel