Administrata Biden ‘shpërblen’ ish-ambasadorin Donald Lu, ja posti për të cilin është nominuar

24/04/2021 07:55

Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Lu është nominuar nga administrata Biden që të jetë asistent i Sekretarit të Shtetit për çështjet në vendet e Azisë qendrore dhe të Jugut.

Lu aktualisht është ambasador në Republikën e Kirgistanit. Lajmin e ka bërë publik Tanvi Madam në një postim në Twitter.

Ajo shkruan: Administrata Biden ka nominuar Ambasadorin Donald Lu për të qenë asistent i Sekretarit të Shtetit për çështjet në vendet e Azisë qendrore dhe të Jugut. Ai aktualisht është ambasador në Republikën e Kirgistanit në të gjitha vendet e Azisë Jugore dhe Qëndrore”.

Donald Lu ka qenë Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri duke shërbyer nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Top Channel