Joe Biden telefonon Erdoganin: Synoj të njoh masakrën e armenëve nga osmanët si ‘gjenocid’

24/04/2021 08:20

Ditën e djeshme, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar faktin se Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhej “Presidenti Joe Biden foli sot me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke sjellë interesin e tij për një marrëdhënie dypalëshe konstruktive me zona të zgjeruara të bashkëpunimit dhe menaxhim efektiv të mosmarrëveshjeve midis tyre. Të dy udhëheqësit ranë dakord të zhvillojnë një takim dypalësh në periferi të Samitit të NATO-s në qershor për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve bilaterale dhe rajonale.”

Një burim për median e huaj “Bloomberg” thekson se Biden i ka thënë Erdogan se ai synonte të njihte masakrën e armenëve në fillim të shekullit 20 nga osmanët si “gjenocid”.

Ky ishte komunikimi i parë që Biden kishte me presidentin turk, tre muaj pasi ai mori detyrën, nëntorin e kaluar.

Top Channel