Yuri Kim takon kreun e PD/ Ambasadorja: Takova edhe Ramën e Metën. Nuk mbështesim asnjë parti

24/04/2021 15:07

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, paraditen e të shtunës ngjiti shkallët e selisë së PD për tu takuar me Lulzim Bashën.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, nuk ka dhënë shumë detaje për çfarë është biseduar por përmes një mesazhi në Twitter ajo është treguar e kujdesshme që ky takim mos të komentohet si mbështetje për kryedemokratin Lulzim Basha, kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga nisja e procesit të votimit.

“U takova me kryetarin e PD Lulzim Basha sot, sic edhe kam bërë me presidentin Meta dhe kryeministrin Edi Rama gjatë 48 orëve të fundit. Ne e ritheksojmë se nuk mbështesim asnjë forcë politike apo kandidatë. Por në mënyrë absolute ne mbështesim të drejtën për të gjithë qytetarët të votojnë paqësisht dhe të lirë”, u shpreh ajo.

Pas incidentit me një vrasje ne Elbasan, te kryer nga një anëtar i strukturës se mbrojtjes se votes ne Partine Demokratike, ambasadorja amerikane Yuri Kim beri një deklarate shume te ashpër, duke i quajtur grupe te armatosura, te paautorizuara dhe jo zyrtare qe nuk i shkojnë nje vendi anëtar te NATO-s.

Basha i pyetur ne emisionin “Open” ne Top Channel ne lidhje me ketë qëndrim amerikan, tha se ishte dakord dhe se grupet nuk do ekzistonin me pas dates 26 prill.

Top Channel