Rama i kujton Bashës 21 janarin: Ai ka qenë ministër kur u vranë 4 vetë, a ndjen ky njeri ndonjë përgjegjësi për ata që u vranë?

23/04/2021 23:57

Kryeminisri i Shqipërisë është i ftuar në Open në Top Channel ku foli për premtimet elektorale dhe komentoi sjelljen e kundërshtarëve. Rama sulmoi Bashën duke i kujtuar kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm ku në protestën e 21 janarit u vranë 4 persona.

“Përpara disa kohësh padrejtësisht humbi jetën një djalë i ri nga dora e një polici, ministri dha dorëheqjen, unë kërkova ndjesë, kam shkuar jo një herë por disa herë jam i lidhur me familjen, pavarësisht se s’kam lidhje me atë ngjarje, në fund të ditës nga pikëpamja e barrës unë jam kryeminsitri i detyrohem asaj familjeje, është çështje karakteri.

Ai ka qenë ministër kur u vranë 4 vetë, a ndjen ky njeri ndonjë përgjegjësi për ata që u vranë? Se kjo është çështje karakteri, është një drejtues partie pa karakter. Shkon dikush çohet në Elbasan për të marrë në dorë sigurinë e zgjedhjeve, i del njerëzve në rrugë, ndalon një makinë që s’ka lidhje fare, si të ishim në kohën e ofensivës me paramilitarë serbë si të ishim në kohën e Gjermanisë paranaziste, si Hitleri ngriti persona për mbrojtjen e votës, ata dilnin në rrugë e në atë përplasje vritet njëri humbet jetën dhe Lul Basha thotë përgjegjësi e Edi Rames.

Ti që organizon struktura paramilitare, mbështet personazhe më të çuditshme e i lëshon rrugëve të Shqipërisë si qentë për të terrorizuar njerëzit”, tha Rama.

Top Channel