Turqi, mes thatësirës shfaqen në tokë gropa gjigande

24/04/2021 13:17

Gropa të mëdha, të mjaftueshme për të gëlltitur një autobus janë shfaqur në disa rrafshina turke, duke shqetësuar fermerët për shkak se janë shume pranë shtëpive të tyre.

Thatësirat po bëhen më të ashpra”, thotë Tahsin Gündoğdu, i cili kultivon patate për t`ia shitur gjigandit amerikan të ushqimeve, PepsiCo. 57-vjeçari mendon se ky fenomen i detyrohet përdorimit të tepruar të ujrave nëntokësore për ujitje.

Tepër të thella, këto gropa shfaqen kur shpellat nëntokësore të krijuara nga thatësira nuk e mbajnë dot më peshën e shtresës së tokës sipër. E gjithë kjo i vë fermerët përballë vështirësish të mëdha. Përpjekjet për ta marrë ujin gjetkë do të ishin tepër të kushtueshme për xhepat e tyre, ndërsa përdorimi i vazhdueshëm i ujrave nëntokësore do ta përkeqësonte akoma edhe më shume problemin.

Profesor, Fetullah Arık ka numëruar rreth 600 gropa të tilla në zonën e Konias, thuajse dyfishimi I 350 të tillave që u shfaqën vitin e kaluar. Banorët thonë se nuk kanë parë asnjëherë thatësira si ato të vitit qe shkoi. Në 2020-tën, rezerva ujore e liqenit Beyşehir në Konia u tkurr nga 450 milionë tonë ujë në 123 milionë tonë.

Top Channel