Video dramatike/ Gangsteri i New York tërheq policin me makinë kur tentoi ta ndalonte

24/04/2021 15:22

Video e kamerave të trupit të oficerëve tregonin dje sesi një ganster i sapo liruar ka tërhequr me makinë një oficer policie në zonën e Brooklyn, New York, kur ai i kërkoi të ndalonte.

Policia e New York publikoi videon e shkurtër në faqen e saj në Twitter, ku shihej sjellja e rrezikshme e të dyshuarit, që thuajse i kushtoi rëndë oficerit.

“Oficerët besonin se shoferi i automjetit nuk ishte në gjendje ta drejtonte atë dhe i kërkuan të dilte jashtë mjetit, por në atë moment i nisi të sprapste makinën duke marrë me vete lejtnantin e policisë”, thuhej në komentet e departamentit të policisë.

Në incident oficeri u plagos në kurriz dhe u gërvisht në gjunjë e bërryla.

Pas incidentit, ish-anëtari i bandave Takim Newsom u largua nga vendngjarja dhe hyri me forcë në shtëpinë e të dashurës dhe nënës së saj.

Newson u arrestua më pas në Long Island, dhe përballet me akuza sulmi ndaj një oficeri policie.

Newson ishte lënë i lirë për të vijuar krimet e tij, pasi gjyqtarja e Queens, Denise Johnson mohoi kërkesën e prokurorisë për ta burgosur pasi e kishin ndaluar duke qëlluar me armë në një bar, ditën e Shën Valentinit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel