Me dorë të fashuar dhe duke çaluar, ja si është katandisur simpatizantja demokrate nga dhuna në Divjakë (Pamjet)

24/04/2021 14:56

Top Channel ka siguruar pamjet e simpatizantes demokrate të dhunuar në Divjakë.

Ajo ka mbërritur në polici me dorën e fashuar dhe duke çaluar për shkak të goditjeve të rënda që pretendon se ka marrë nga shefi i policisë së Divjakës, Altin Shehu.

Aktivistja e PD, Elsa Bita është shoqëruar me ambulancë për në policinë e Divjakës për të dhënë dëshminë e saj dhe më pas është dërguar për ndihmë mjekësore.

Elsa Bita ka dëshmuar se çdo gjë ndodhi pas një videoje live në “Facebook”, ku po filmonte një takim elektoral të PS.

“Njërën nga ato vajzat e pashë që ja morën telefonin, dhe e mori një grup e futën brenda. Ishin të PS ,po bënin një takim, ishin te lokali gjithë administrata. Vjen njç makine, 4 vetë, shefi i komisariatit më tha pse filmon. Më përplasi, u thoshte të tjerëve merreni çojeni në komisariat”, thotë ajo.

Top Channel