Turqia raportoi 49.438 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 3.089 pacientë simptomatikë, dhe 343 vdekje të tjera. Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,55 milionë, kurse numri i të vdekurve në 37.672, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 60.176 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,9 milionë. Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.475, treguan shifrat e fundit.

Mbi 45,3 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 302.091 gjatë ditës së kaluar. Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat. Sipas shifrave zyrtare, Turqia deri më tani ka administruar mbi 20,9 milionë doza të vaksinës COVID-19, përfshirë rreth 7.9 persona që kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Për t’u përballur me rastet dhe viktimat në rritje, me rastin e muajit të Ramazanit nga e mërkura e kaluar autoritetet kanë vendosur masa të veçanta për të frenuar përhapjen e virusit, përfshirë një shtetrrethim nga ora 7 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit, si dhe mbylljen e kafeneve dhe restoranteve që do të mund të ofrojnë vetëm shërbime të “shpërndarjes” ose “merr me vete”.

Top Channel