E enjte, 08 Tetor 2020
20:25
SHBA, akuza ndaj 6 personave, komplotuan të rrëmbenin guvernatoren e Miçiganit

Në SHBA, autoritetet ngritën akuza ndaj gjashtë personave se kishin komplotuar për të rrëmbyer guvernatoren demokrate të Miçiganit Gretchen Whitmer në shtëpinë e saj të pushimit si reagim ndaj asaj që ata e quajnë “pushtet i pakontrolluar i saj”, në bazë një padie penale që u bë e ditur të enjten në një gjykatë federale.

20:24
Mesazhi hyjnor/ Fytyra e kafkës meksikane të ‘Ditës së të Vdekurve’ shfaqet në shtëllungën e hirit vullkanik

Kafka elegante që simbolizon festivalin e “Ditës së të Vdekurve” në Meksikë është shfaqur së fundmi qartazi në renë e hirit vullkanik, disa javë para nisjes së festivalit të frikshëm.

20:17
“Bëj pakt me djallin për hir të punës”, habit sipërmarrësja e njohur

Në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar sipërmarrësja Marçela Lati

20:10
Stoltenberg: Aleatët e NATO-s largohen së bashku nga Afganistani

Aleanca veri-atlantike ka insistuar të enjten se pjesëtarët e saj do të konsultohen dhe do të vendosin së bashku se kur do të largohen nga Afganistani, pasi presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar se do kthejë trupat amerikane në shtëpi për Festën e Krishtilindjes.

20:07
Londra: Udhëtarët nga BE-ja do të hyjnë me pasaporta

Qeveria britanike njoftoi sot se së shpejti do t’u kërkojë udhëtarëve nga Bashkimi Europian, që duan të hyjnë në vend, të paraqesin pasaportat e tyre.Më parë, qytetarët e BE-së mund të përdornin karta identiteti për të hyrë në Britani, siç është rasti në pjesën tjetër të Bllokut me 27 anëtarë

20:06
Tronditëse, Gjermani/ I riu me origjinë shqiptare godet me thikë punonjësin e marketit…

Një ngjarje tronditëse është shënuar në një market në Koln të Gjermanisë.

20:00
​Veseli i ankohet Komisionerit Varhelyi: BE-ja ka lënë pas dore Kosovën

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas takimit me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se mysafirit nga Brukseli i ka shprehur mirënjohje ndaj BE-së për ndihmën politike, financiare por edhe teknike dhënë Kosovës.

19:59
Zjarri i tmerrshëm përfshin 33-kate të ndërtesës në Korenë e Jugut/ Zjarrfikësit evakuojnë me qindra

Një zjarr gjigand ka përfshirë një ndërtesë 33-katëshe apartmentesh mbrëmë në Korenë e Jugut duke shkaktuar skena paniku dhe evakuimesh kaotike.

19:49
Tea “e lodhur” nga djemtë aktualë, pret prurjet e reja për takimin e radhës

Takimi në dukje “i dështuar” mes Andit dhe Teas, bëri që kjo e fundit të kërkonte pushim për javën që vjen, duke mos zgjedhur që të dalë me asnjë nga konkurrentët.

19:47
Asambleja e socialistëve/ Do të votohen strukturat e reja drejtuese

Pasditja e të premtes do ti gjej 300 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, të ulur në shkallët e amfiteatrit të Tiranës.

19:44
Azilkërkuesit në rënie nga ’08 në ‘19/ Shifrat zyrtare: Në 2014-2019, më shumë bashkime familjare dhe shkollim

Të dhënat per emigracionin e shqiptareve ne vendet e bashkimit evropian tregojnë nje ndryshim të arsyeve në pjesën e parë dhe të dytë të dekadës që kemi lënë.

19:43
Ministri i Jashtëm grek viziton të premten Prishtinën

Ministri i jashtëm grek do të vizitojë të premten (09.10.2020) Prishtinën.

19:39
Çfarë ndodhi mes Teas dhe Andit?/ Reagon bukuroshja: Unë e pëlqej, por nëse ai…

Ndonëse pritej që takimi i tretë mes Andit dhe Teas mund të konsolidonte një pëlqim që u duk se lindi mes tyre, në fakt ndodhi plotësisht e kundërta.

19:34
Nobelisti i fizikës teorizon se një tjetër univers ekzistonte para tonit: Energjia e tij del nga vrimat e zeza

Një fizikant fitues i çmimit Nobel ka thënë se fundmi se ka pasur një tjetër univers para “shpërthimit të krijimit” Big Bang, dhe se provat për ekzistencën e tij mund të shihen në vrimat e zeza.

19:34
Video/ Banorët dhe policia transportojnë me mjete rrethanore dy viktimat në Malësinë e Madhe

4 orë pasi u gjetën trupat e  Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj, forcat e policisë dhe banoret e zonës transportojnë për në qendër të fshatit dy trupat e pajetë. Për shkak të terrenit të thyer trupat janë transportuar me mjete rrethanore deri tek rruga ku hynte ambulanca.

19:33
“Edhe për një pëlqim 50% mund të shkosh…”/ “Nxehet” Shqipja: Dhe për 100% e kam të vështirë ta bëj

Tea deklaroi në studio ditën e sotme se për Andin ka krijuar një pëlqim rreth 70%.

19:27
Stoltenberg: NATO do të largohet nga Afganistani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ripohoi sot vendimin e Aleancës për të tërhequr forcat e saj nga Afganistani, së bashku me SHBA-në, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për një tërheqje të trupave ushtarake deri në Krishtlindje.

19:25
Tha se është në studio vetëm për Tean/ Lëkundet Arbri: Nëse ajo… unë s’e ul kokën

Arbri, para disa ditësh deklaroi se në studio ndodhet vetëm për Tean, por dinamikat e ndodhura gjatë ditëve të fundit duket se e kanë “lëkundur” ndjenjën e tij.

19:20
Ligji i abortit/ Spanja thotë se do të heqë rregullin e lejes së prindërve për të rejat

Qeveria spanjolle ka thënë se kërkon të ndryshojë ligjin për të lejuar që vajzat 16 e 17 vjeçare të mund të bëjnë abort edhe pa kërkuar leje prindërore.

19:15
Andi “zhgënjen” Tean/ Mendjen te takimi me Shqipen, ndërsa bukuroshja…

Tea dhe Andi kanë zhvilluar tre takime së bashku në “PërPuthen”, si asnjë dyshe tjetër në emision.

19:13
Gjermania e alarmuar nga rastet e reja me koronavirus

Zyrtarët gjermanë të shëndetësisë thanë të enjten se prej muajit prill rastet e reja të personave të infektuar me COVID-19 po përhapen me ritëm më të shpejtë.

19:13
Plane për të rrëmbyer dhe vrarë politikat “tiranë”/ FBI arreston pesë persona

Pesë persona janë arrestuar nga FBI në Michigan, pasi dyshohen për komplot për rrëmbimin dhe vrasjen e figurave politike duke përfshirë Guvernatorin e Shtetit, Gretchen Whitmer, të cilën ata besojnë se ‘shkeli’ Kushtetutën e SHBA këtë vit me ligje të ashpra të bllokimit pandemik.

19:08
Sërish debate në “PërPuthen”/ Shqipja e akuzoi se takimet me Andin janë lojë, reagon Tea: Na çave…

Është krijuar një trekëndësh në “PërPuthen”, kulmet e së cilës, duket se janë Tea, Andi dhe Shqipja.

19:05
Plagosje me thikë në Korçë, 46-vjeçari plagos në këmbë të riun dhe largohet nga vendngjarja

Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Korçës këtë të enjte, ku ka mbetur i plagosur një person.

18:59
Si dukej Georgina para se të njihej me Ronaldon

Sot është partnerja e një prej futbollistëve më të mirë në botë, ndërsa para nëntë vitesh, një punonjëse e një dyqani të “Gucci-t”, aspak e njohur për fansat.

18:56
Matt Damon bën 50 vjeç/ Të jesh i mërzitshëm është avantazh!

I thjeshtë, me tiparet dhe fizikun e një djaloshi, aktori, fituesi i çmimit Oscar, Matt Damon mbushi 50 vjeç.

18:53
(Pamjet) Vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe/ Zbulohet kush e çoi policinë tek parcela e drogës, ambulanca mbërrin për të marrë trupat

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe, janë gjetur të pajetë pas 5 ditëve kërkime të policisë së Shkodrës.

18:52
Debat i ashpër në “PërPuthen”/ Tea “i bërtet” Shqipes: Nuk je femër, ke shkelur të drejtat e njeriut

Marrëdhënia mes Teas dhe Shqipes ka pësuar krisje pas një këmbimi postimesh që ato i bënë njëra-tjetrës në rrjetet sociale.

18:47
​Këto janë simptomat e sëmundjes që shkakton gishtërinjtë e bardhë ose të kaltër

Mbulimi i gishtërinjve, këmbëve dhe fytyrës me veshjen e duhur të dimrit mund të ndihmojë në parandalimin e gjendjes.

18:42
Flirt në “PërPuthen”? Berati mendon se Graciano e ngacmoi, reagon djali: Nuk je në…

Puntatën e djeshme një konkurrent i ri u pranua në emisionin “PërPuthen”. Berati është model me profesion edhe vajzat e komentuan jo pak paraqitjen e tij fizike.

18:39
Italia regjistron mbi 4,000 raste me koronavirus për herë të parë nga prilli

Italia ka regjistruar 4,458 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njëherësh herën e parë që ky shtet ka raportuar mbi 4,000 raste të reja për një ditë, prej mesit të muajit prill.

18:34
Qendra ujore azili/ Britania do të vendosë azil-kërkuesit në kroçera të vjetra në bregdet

Londra po avancon së fundmi idenë e çuditshme të akomodimit të refugjatëve të rinj në kroçera të vjetra të vendosura në portet e saj, megjithë mohimet fillestare të autoriteteve.

18:29
Veliaj: Qëllimi Bashës është pasurimi i familjes, Meta i është bashkuar koalicionit antishtet

Programi i Partisë Socialiste janë punët, ndërsa alternativa tjetër që iu ofrohet qytetarëve shqiptarë është dhuna. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, nga Njësia 5 në kryeqytet, deklaroi sot se në fund të gjithë do mbajnë mend punët që janë bërë dhe se si iu është përmirësuar jetesa falë cilësisë së tyre, jo fjalët që janë thënë.

18:24
Ilaçi anti-Covid/ E blen Komisioni Europian, e përfiton dhe Shqipëria!

Komisioni Europian dhe kompania farmaceutike Gilead nënshkruan një marrëveshje për furnizimin me deri në 500,000 doza Remdesivir, ilaçi i konsideruar si më efikasi deri tani kundër koronavirusit e të cilin e përdori së fundi dhe presidenti amerikan Donald Trump.

18:21
Debati Trump-Biden/ Evropianët, tifo për demokratin

Komisioni per debatet presidenciale ne SHBA njoftoi se përballja e dytë televizive mes presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden do të zhvillohet në mënyrë virtuale.

18:09
Arrestohen 400 persona gjatë protestave në Indonezi

Mijëra studentë dhe punonjës organizuan sot tubime në mbarë Indonezinë në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punësim, që u miratua më parë këtë javë.

18:05
Gjimshiti e Abrashi: Ndihmojmë të rinjtë me eksperiencën tonë

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Amir Abrashi dolën sot në një konferencë për mediat në prag të ndeshjeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

18:03
Ndryshime në kombëtare, njihuni me lëvizjet e fundit

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League në transfertë ndaj Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor do të pësojë sërish ndryshime për shkak të dëmtimeve.

18:00
Varhelyi: Kosova të përshpejtojë reformat në rrugën evropiane

Komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negocim të zgjerimit, Olivier Varhelyi, tha sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe ky është interes strategjik i vendeve evropiane.

17:52
1,600 studentë pozitivë me koronavirus në dy universitete në Britani

Më shumë se 1,600 studentë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në dy universitete të qytetit të Newcastle në Britani.

17:47
“Përputhen”/ A do të dilje me Renaton nëse do të kthehej? Fjorela jep përgjigjen që s’pritej

Renato dhe Erjoni janë dy të eliminuarit e parë nga “Përputhen”, të cilët janë ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

17:44
​Veseli: Qeveria nuk duhet të udhëhiqet me inate

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos udhëheq me inate, por të bisedojnë me opozitë për t’u tejkaluar situata ekonomike në të cilët gjendet Kosova.Veseli ka thënë se trusti pensional nuk është e vetmja zgjidhje.

17:44
Nënë e 10 fëmijëve, 9 vajzave dhe 1 djali/ Gruaja nga Peja rrëfen vështirësitë: Ditëlindjet ua mbaj shënim në bllok

Ndonëse është e rrallë të shohim ditët e sotme një familje të madhe dhe me shumë fëmijë, Ajkuna Lajqi nga Peja na prezantoi me të sajën.

17:38
Flet eksperti i ekonomisë: Taksa progresive e gabuar, ja zgjidhja…

Teksa jemi pak muaj para fushatës zgjedhore, dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë dalë me një plan ekonomik për qeverisjen e mandatit të ardhshëm.

17:37
Ndotja e ajrit në qytete rrit vdekjet dhe ashpërsinë e COVID-19

Ndërsa roli i disa faktorëve plotësues që e bën sulmin ndaj COVID-19 po mësohet çdo ditë, shkencëtarët kanë shtuar një tjetër në listën në rritje – ndotjen e ajrit urban.

17:30
Donald Trump dënohet me vdekje për krime lufte nga gjykata në Jemen

Agjencia Saba, e lidhur me rebelët Houthi në Jemen, ka thënë se akuza dhe dënimi kanë të bëjnë me sulmin ajror të Arabisë Saudite ndaj një autobuzi shkolle në fund të 2019 në Jemen, ku u vranë 51 njerëz, mes të cilëve 40 fëmijë.

17:25
Madridi në kaos/ Gjykata përmbys vendimin për izolim të pjesshëm

Përpjekjet e Spanjës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Madrid janë kthyer në kaos, pasi një gjykatë ka përmbysur të enjten vendimin për izolim të pjesshëm 14-ditor.

17:22
​Paguan 6000 euro për një mace, pas disa ditësh kuptuan se kishin blerë një kafshë të rrezikshme

Një çift i martuar nga La Havre, Francë, përfundoi me një kafshë shtëpiake që mund të provonte të ishte mjaft e rrezikshme për shkak të mashtrimit.

17:19
Bebe Rexha shfaqet seksi, zbulon më shumë seç duhet (VIDEO)

Bebe Rexha është gati të publikojë këngën e saj të radhës, Baby I’m Jealous, duke ngacmuar me pamje sensual në prapaskenë të garderobës ditën e sotme.

17:08
Besart Kadia në “Top Talk”: Amnistia e gjobave, qeveria korrigjoi një sjellje të gabuar

Të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës së pandemisë përgjatë 7 muajve që nga 17 prilli deri në 7 tetor 2020 në vendin tonë do të falen.

17:04
Trump: Trupat e SHBA do të tërhiqen nga Afganistani para Krishtlindjes

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën se synon të kthejë në atdhe të gjitha forcat amerikane nga Afganistani para fundit të vitit, shumë më shpejt sesa ishte njoftuar pak më parë nga administrata e tij.

17:03
Ish-e droguara shpërndan fotot e pabesueshme “para dhe pas” transformimit larg drogës e alkoolit

Ainsley Loudoun nisi të pinte që në moshë të re dhe besonte se “ishte normale” para se binte në një spirale të përditshme alkooli dhe drogash që e çonin në tentativa vetëvrasjeje e depresion. Por ajo ka arritur të bëjë kthesë në jetën e saj.

17:03
FOTO/ 25 vite më i ri, ja kush është bukuroshi që i ka marrë zemrën Gabriel Garko-s

Aktori i njohur italian, Gabriel Garko, deklaroi pak javë më parë se ishte gay, duke tronditur fansat e tij e duke shkaktuar reagime të shumta.

16:55
61 përqind e popullatës mendojnë se Macron dështoi gjatë pandemisë

Një anketë e re nga Instituti Elabe në Francë tregoi se shumica e francezëve mendojnë se presidenti Emmanuel Macron dështoi në menaxhimin e krizës së pandemisë COVID-19 në mënyrën që duhej.

16:51
Parkimi i katërt nëntokësor/ Nis funksionimin pranë stadiumit “Air Albania”, si pronë e bashkisë

Te stadiumi “Air Albania u hap sot parkimi i katërt nëntokësor në Tiranë.

16:50
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, reagon Yuri Kim: Shumë mirë që KLGJ po mbështet sigurinë e gjykatësve…

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me KLGj duke thënë se është në veprim i duhur që po mbështet sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

16:43
Momentet magjepsëse kur delja Bammie përdor me mjeshtëri trampolinën e fëmijëve në kopsht (video)

Kjo dele e talentuar është prova se qingjat nuk kërcejnë vetëm në bar, pasi di të zbavitet me trampolinë e fëmijëve.

16:43
(Fotot) Drama e tre fëmijëve sirianë që “të këput shpirtin”/ Gjithçka u zbulua pasi qanin në dritare për ushqim…

TURQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Stambollit. Drama dhe vuajtjet e familjeve siriane të ikura nga lufta janë kthyer sërish në vëmendjen e mediave.

16:43
Burri me dy gra, baba për herë të 19-të/ Vëmendja tek emri që i vendosi… (FOTO)

Sad Zeher Gezer jeton në një provincë të Turqisë me dy gratë e tij dhe fëmijët.

16:42
Kosovë, dështon ligji i rimëkëmbjes/ Projekti i qeverisë me 385 mln euro nuk po merr votat e nevojshme

Qeveria e Kosovës për të gjashtën herë me radhë nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme nga Kuvendi për miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, duke i lënë bizneset pa ndihmë financiare.

16:30
Basha “shpërngulet” në vilën luksoze/ U tha se shtëpia iu dëmtua nga tërmeti, 6 inxhinierë hedhin poshtë deklaratën e PD-së

Së fundmi, qarkulloi kudo në media lajmi se kryetari i Partisë Demokatike, Lulzim Basha ka blerë një vilë të re në kompleksin “Long Hill” në Lundër të Tiranës, çka solli reagimin e zyrës së shtypit të PD-së, ku sipas kësaj të fundit, informacioni në fjalë u argumentua kështu:

16:25
Iran, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me Covid-19

Me 230 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave është rritur në 27.888.

16:24
SHBA, rritet në 216.889 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 216.889, prej të cilëve 980 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

16:22
Një nga vendet skeptike/ Holanda merr draftin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, së shpejti vlerësimi…

Sikurse është rënë dakord me Parlamentin, Qeveria Holandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së.

16:16
Eli Fara ia merr këngës në Asamblenë e PS: Të falënderoj Erion për çfarë ke bërë për artistët

Asambleja socialiste e Njësisë 5 në kryeqytet ka nisur krejt ndryshe nga herët e tjera. Këngëtarja shumë e dashur për të gjithë Eli Fara u shfaq në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj.

16:15
“Grand Hotel”, seriali hit i Netflix në ekranin e Top Channel

Seriali me i suksesshëm “Grand hotel” në  Top Channel në orën 16:00, çdo ditë, nga e hëna në të shtunë

16:08
Dy vjeçari mbytet në liqen gjatë shëtitjes me stafin e çerdhes në Gjermani

Një djalë dy-vjeçar ka vdekur në Gjermani pasi u largua nga grupi i çerdhes dhe u mbyt në liqen, kur tre kujdestarë të paaftë e harrruan prapa gjatë shëtitjes.

16:04
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 100 të shëruar, 169 raste të reja dhe 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

16:02
42 lëkundje pas tërmetit në mesnatë, goditje të forta në det pranë Durrësit

Në të gdhirë të 8 tetorit, u regjistruan lëkundje tërmeti me epiqendër në Durrës, por edhe më Tiranë, në ndërtesat e larta.

16:02
Spanja synon ndryshimin e ligjit për abortin

Qeveria spanjolle ka thënë se dëshiron të ndryshojë ligjin, ashtu që t’iu mundësojë 16 dhe 17-vjeçareve që të kërkojnë abort pa leje prindërore.

16:00
Pamjet/ Ky është vendi ku u gjetën të vrarë dy të rinjtë në Malësinë e Madhe, Daniel Pepaj ende i zhdukur…

Malësi e Madhe- Pas 5 ditësh kërkime janë gjetur dy trupat e pajetë Klement Pepajn dhe Vilson Çutajn. Ndërsa për të tretin e zhdukur, Daniel Pepaj, ende nuk ka asnjë të dhënë ku mund të ndodhet dhe nëse është gjallë apo jo.

15:59
Në Maqedoni shënohet rekord i ri, 364 raste me Covid-19 brenda dite

Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 364 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, raporton Instituti për Shëndetin Publik në Maqedoninë e Veriut.

15:57
Spanja dhe Portugalia zyrtarizojnë kandidaturën për Botërorin e vitit 2030

Pas barazimit në miqësoren e të mërkurës 0-0 në fushën e lojës Spanja dhe Portugalia bëhen bashkë edhe në zyra dhe hedhin kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës të vitit 2030.

15:54
Silva Bino me Covid: Isha rëndë! Nga spitali ku është shtruar epidemiologia trajnon gazetarët

E shtruar në spital ku po trajtohet me COVID, pasi e kaloi në gjendje të rëndë,  Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP,  Silva Bino nuk ka munguar në një trajnim online me gazetarët.

15:52
Dilema e fushatës elektorale të Presidentit Trump

Me më pak se një muaj përpara datës së zgjedhjeve, diagnoza me COVID-19 e Presidentit Donald Trump e ka rikthyer pandeminë në epiqendër të garës presidenciale. Ndërsa administrata e tij u përpoq të projektonte imazhin e një presidenti që po e merr veten me shpejtësi, zyrtarët e fushatës së tij elektorale po punojnë ta përdorin sëmundjen e tij si një mjet elektoral.

15:44
Sarri kontaktohet nga klubi italian, nis puna për prishjen e kontratës me Juventusin

Pritej të kishte një luftë të vërtetë për prishjen e kontratës mes Maurizio Sarrit dhe Juventusit, por nuk është kështu, pasi palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do t’i lironte nga detyrimet ligjore ndaj njëri-tjetrit.

15:43
Basha: Varfëria po rritet/ Kreu i PD: Kryeministri po ua jep paratë oligarkëve

Në Kurbin ku u takua me përfaqësues të biznesit dhe persona të papunë për shkak të pandemisë Lulzim Basha bëri një parashikim të zymtë për ekonominë teksa akuzoi kryeministrin se  po mendon vetëm për oligarkët.

15:39
Zbardhet axhenda e asamblesë së PS-së

Partia Socialiste do të zhvillojë ditën e premte mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

15:33
Vetizolohen grevistët në Ballsh, refuzojnë edhe kontrollet mjekësore

Grevistët e urisë në Ballsh kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me jashtë.

15:26
Prej 5 ditësh të zhdukur/ Gjenden trupat e pajetë të dy të rinjve në Malësinë e Madhe

Janë gjendur dy trupat e pajetë të personave të humbur në Malësinë e Madhe.

15:24
“Na hipotekoni tokën me 7501”/ Banorët e Nivicës në protestë: Kadastra nuk na jep zgjidhje

Gati 40 familje nga fshati Nivicë i bregdetit kanë organizuar një protestë para gjykatës së Gjirokastrës sot.

15:18
“Ulja e taksave do rrisë konsumin”, biznesi i vogël reagon pozitivisht për heqjen e TVSH dhe tatim fitimit

Biznesi në Lezhë përballet me vështirësi në këtë kohë pandemie.

15:12
BERZH 100 mln euro për rindërtimin/ Nënshkruhet marrëveshja! Rama flet edhe për rrjet hekurudhor rajonal

Qeveria Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkuan një memorandum mirëkuptimi,  me vlerë 100 milion euro, nga të cilat 40 milionë euro janë grant dhe 60 milionë euro kredi, për  rindërtim dhe zhvillimin  e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.

15:10
KLGJ thirrje gjyqtarëve: Aplikoni për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve që e kanë kaluar procesin e Vettingut që të aplikojnë për pozicionet e lira si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

15:07
Qeveria fal gjobat e pandemisë/ Deri në 15 nëntor do u  kthehen paratë individëve  dhe bizneseve

Personat të  cilët janë ndëshkuar me gjobë në kohën e pandemisë për shkelje  të  masave shtrënguese  janë falur.

14:58
Kosovë/ ​Asnjë viktimë dhe 33 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë raste me përfundim fatal me koronavirus.

14:53
Arrestohen 400 persona gjatë protestave në Indonezi

Mijëra studentë dhe punonjës organizuan sot tubime në mbarë Indonezinë në shenjë proteste kundër ligjit të ri për punësim, që u miratua më parë këtë javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

14:52
Parisi dhe Berlini përgatiten për një politikë të vendosur ndaj Rusisë

BE duhet ta kundërshtojë Rusinë kur shkel normat ndërkombëtare, thanë të enjten ministrat e Jashtëm francezë dhe gjermanë, duke shtuar se kërkimi i sanksioneve për helmimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny nuk do të thotë fundi i dialogut.

14:44
​Evropa blen Remdesivirin e ‘Gilead’ për 500.000 pacientë të infektuar me Covid-19

Kompania Gilead Science ra dakord sot për të shitur 500,000 doza të ilaçit antiviral Remdesivir në Evropë, ndërsa kontinenti po lufton për të krijuar një rezervë të njërit prej dy ilaçeve të miratuar për të trajtuar pacientët me COVID-19.

14:41
Kina kërcënon me ndërhyrje ushtarake Tajvanin, pas miratimit të ligjeve pro-amerikane

Një ndryshim qëndrimi nga partia kryesore e opozitës tajvaneze, e cila tradicionalisht shihej si e afërt me Pekinin, ka forcuar thirrjet që Kina të përdorë forcën ushtarake për ta gjunjëzuar këtë territor të vetë-qeverisur.

14:38
​Testet e antitrupave tregojnë se ka shumë më tepër të infektuar me koronavirus

Në Finlandë, kishte pesë herë më shumë infeksione të koronavirusit sesa treguan të dhënat zyrtare në valën e parë të pandemisë nga marsi në maj, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik

14:34
“Dashuria për veten nuk lidhet me trupin”, blogerja kthehet në burim frymëzimi për vajzat

Blogerja Elda Kocia e cila ka frymëzuar shumë vajza me fotot që publikon në rrjete sociale është  ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

14:28
Kukësi prezanton mbrojtësin 22-vjeçar, vjen nga kampionati zviceran

Kukësi ka njoftuar sot afrimin e një tjetër futbollisti, të cilin e kishte regjistruar para mbylljes së merkatos, por e zyrtarizoi vetëm tani. Bëhet fjalë për mbrojtësin 22-vjeçar Sadik Vitija i cili ka firmosur për dy sezone me klubin nënkampion të Shqipërisë.

14:21
“Nuk do harxhoj kohë me debate virtuale”/ Trump refuzon përballjen online me Biden

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat televiziv virtual me rivalin e tij demokrat Joe Biden.

14:17
Pandemia ‘vret’ kinemanë/ Rrezikohet nga transmetimet online

Regjisorja e Wonder Woman, Patty Jenkins, tha se parja e filmave në kinema po përballet me rrezikun real të zhdukjes. Filmi i ri i saj me superheronj është shtyrë tre herë gjatë pandemisë së koronavirusit.

14:15
Higuain gjen golin e parë amerikan dhe i jep fitoren Inter Miami

Goli i parë i Gonazalo Higuain përtej oqeanit rikthen Inter Miamin te fitorja në Major League Soccer pas 3 humbjesh radhazi.

14:14
“Kampionëve s’u vihet gjobë”, deputeti Gjuzi debat me atleten Klodiana Shala

Deputeti Kujtim Gjuzi dhe kampionia shqiptare e Atletikës Klodiana Shala, të dy të ftuar në emisionin Shqipëria Live në Top Channel janë përfshirë në një debat të vogël.

14:10
Donacione për pandeminë/ Kosova trefishon aftësitë testuese

Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i janë shtuar edhe 15 respiratorë si donacion nga Gjermania, me vlerë rreth 436 mijë euro.

14:06
Argjentina vijon përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2022

Amerika Latine do të nisë ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Katarit të vitit 2022.

14:03
Ligji për rimëkëmbjen/ Kosovë, dështon sërish votimi

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, për herë të gjashtë. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën e 385 milionë eurove.