“Edhe për një pëlqim 50% mund të shkosh…”/ “Nxehet” Shqipja: Dhe për 100% e kam të vështirë ta bëj

08/10/2020 19:33

Tea deklaroi në studio ditën e sotme se për Andin ka krijuar një pëlqim rreth 70%.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e Shqipes, e cila tha se nëse pëlqimi i saj kundrejt Andit është në këtë fazë, atëherë ajo të vijojë takimet me të, duke aluduar në këtë mënyrë se takimet mes tyre kanë qenë një “lojë”. Më pas, reagoi dhe opinionisti Arjan Konomi, i cili i tha Shqipes se si ajo mund t’i masë pëlqimet me përqindje.

Ai tha se Shqipja në mënyrën se si flet të bën të kuptosh që mund të shkojë me një mashkull edhe nëse për të ka një pëlqim rreth 50%. Ndërsa Shqipja siguroi se edhe për një pëlqim 100% e ka të vështirë ta bëjë atë gjë.

Arjani: Çfarë janë këto o Shqipe. Si e mat pëlqimin me përqindje? Ti më bën të kuptoj që jo vetëm për 70%, por edhe për 50% mund të shkoje me një mashkull.

Shqipja: Unë jam aq e vështirë sa për 100% nuk shkoj. Edhe tek ora e pashë shumë të dhënë Andin dhe do e shohësh takimin tonë. Ju e mbuloni komplet të vërtetën.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel