I thjeshtë, me tiparet dhe fizikun e një djaloshi, aktori, fituesi i çmimit Oscar, Matt Damon mbushi 50 vjeç.

Ylli hollivudian bën një jetë aq të zakonshme me bashkëshorten e tij prej 15 vjetësh Liciana dhe katër vajzat, sa dhe paparacët u mërzitën duke pritur të zbulojnë ndonjë thashetheme rreth tyre. Për Matt Demon ka qenë gjithmonë e rëndësishme që familja dhe jeta private të qëndrojë larg reflektorëve të mediave rozë dhe thashethemeve.

Luciana, nuk vjen nga ambienti i showbizit, nuk është as aktore, as modele, po një bariste nga Miami, e cila për më tepër kishte dhe një vajza nga një lidhje e mëparshme, Alexia, 21 vjece. Me Mattin kanë tre vajza Isabella 13, Gia 10 dhe Stella 8 vjece.

“Jam një burrë i matuar dhe shumë i lumtur. Një baba me fëmijë. Nuk përbëj lajm. Cila revistë është e interesuar për një histori të tillë? Të jesh i mërzitshëm është avantazh” është shprehur aktori me shaka gjatë një interviste. Madje për ta përforcuar më tej mendimin ai shtoi: “Ndonjëherë paparacët kthehen për të më bërë ndonjë foto, po e kanë thjesht që më të kenë në arkiv të përditësuar”!

Top Channel