Ilaçi anti-Covid/ E blen Komisioni Europian, e përfiton dhe Shqipëria!

08/10/2020 18:24

Komisioni Europian dhe kompania farmaceutike Gilead nënshkruan një marrëveshje për furnizimin me deri në 500,000 doza Remdesivir, ilaçi i konsideruar si më efikasi deri tani kundër koronavirusit e të cilin e përdori së fundi dhe presidenti amerikan Donald Trump.

Marrëveshja parashikon edhe mundësinë që më vonë, të merren prej kompanie edhe 500 mijë doza të tjera. përfitues të saj janë 36 nënshkrues, duke përfshirë këtu vendet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar si dhe gjashte shtete kandidate dhe potenciale, ku hyn edhe Shqipëria e Kosova. Të gjitha vendet pjesëmarrëse mund të bëjnë tani porosi për ta marre direkt “Veklury” , emri i markës për Remdesivirin, thuhet në faqen online te komisionit.

Veklury aktualisht është i vetmi produkt mjekësor që ka një autorizim nga BE-ja për trajtimin e pacientëve me COVID-19, të cilëve u nevojitet oksigjen. Stella Kyriakides, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, njoftoi sigurimin e këtyre dozave të ilaci, duke theksuar se përmes një lëvizjeje të tillë të përbashkët, u krijohet mundësia vendeve në mbarë Europën të bashkojnë forcat e të sigurojnë akses në pajisje dhe ilace jetike.

“Ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku dhe ky është solidariteti europian që hidhet në veprim kundër COVID-19”, u shpreh ajo. kontrata u financua nga nga Instrumenti i Ndihmës Emergjente të Komisionit (ESI), me një vlerë totale prej 70 milion euro.

Top Channel