Debati Trump-Biden/ Evropianët, tifo për demokratin

08/10/2020 18:21

Komisioni per debatet presidenciale ne SHBA njoftoi se përballja e dytë televizive mes presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat, Joe Biden do të zhvillohet në mënyrë virtuale.

Por kjo nuk i erdhi për shtat shefit të Shtëpisë së Bardhë, që kërkon një mandat të dytë në krye të saj. “Nuk do të marr pjesë në një debat virtual. Nuk do të humb kohën time në debate të tilla”, citohet të ketë thënë ai për Fox News.

Vendimi për ta zhvilluar në distancë debatin e dytë të planifikuar të enjten e ardhshme, erdhi për shkak se Trumpi po vazhdon të trajtohet për koronavirus. Ndërkohë, një sondazh i Businnes Insider tregoi se europianët janë në anën e Bidenit në garën per presidencën amerikane. Anketimi i realizuar nga YouGov e beri te qarte se mjaft qytetarë te intervistuar në Gjermani, Spanjë Suedi, Francë, Britani, Danimarkë e Itali kërkojnë mposhtjen e Trumpit, të cilin e shohin si një “president të tmerrshëm”.

Por ndërkohë të dhënat tregojnë se në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet si Florida, mbështetja për Trumpin mbetet e konsiderueshme, ndaj ekspertët nuk nxitojnë të bëjnë parashikime.

Top Channel