Tea “e lodhur” nga djemtë aktualë, pret prurjet e reja për takimin e radhës

08/10/2020 19:49

Takimi në dukje “i dështuar” mes Andit dhe Teas, bëri që kjo e fundit të kërkonte pushim për javën që vjen, duke mos zgjedhur që të dalë me asnjë nga konkurrentët.

Takimi mori një rrjedhë komplet tjetër nga ajo që publiku ka parë në dy takimet e para. Andi tha gjatë takimit se në bisedën katërminutëshe që kishte me Shqipen në studio është ndjerë shumë mirë dhe dëshiron të ketë një takim me të. Ndërsa edhe Tea dëshironte që të orientohej drejt takimeve të tjera, për të zbuluar karaktere që mund t’i përshtaten.

Gjatë kësaj puntate, u zhvilluan disa debate mes Shqipes dhe Teas. Shqipja e cilësoi si një “lojë” takimin mes Teas dhe Andit dhe debati shkoi deri aty, sa vajzat nuk i kursyen fyerjet ndaj njëra-tjetrës. Ndërkaq, moderatorja Bora Zemani paralajmëroi se ditën e premte priten prurje të reja te djemtë në “PërPuthen”.

Tea tha se do të presë djemtë e ri, për të vendosur më pas, nëse do të zhvillojë ndonjë takim për javën e ardhshme, apo do të zgjedhë për të bërë pushim…

FOTO GALERI
1/8

Top Channel