Video/ Banorët dhe policia transportojnë me mjete rrethanore dy viktimat në Malësinë e Madhe

08/10/2020 19:34

4 orë pasi u gjetën trupat e  Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj, forcat e policisë dhe banoret e zonës transportojnë për në qendër të fshatit dy trupat e pajetë. Për shkak të terrenit të thyer trupat janë transportuar me mjete rrethanore deri tek rruga ku hynte ambulanca.

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dy nga tre të zhdukurit në Malësinë e Madhe, janë gjetur të pajetë pas 5 ditëve kërkime të policisë së Shkodrës.

Trupat u gjetën rreth orës 15:00 të së enjtes, të fshehur  në një zonë të thyer e të vështirë malore,  rreth 1 orë e gjysmë larg qendrës së fshatit dhe pak metra larg disa parcelave me kanabis.

Zbulohet se tek parcela me kanabis në zonën malore të Vrithit i ka çuar pikërisht vetë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj i cili mesa duket kishte dijeni për kanabisin dhe konfliktin.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes siç mund të shikoni në pamjet e siguruara nga Top Channel ka mbërritur një ambulancë për të transportuar trupat e dy të rinjve për në morg.

Top Channel