Zjarri i tmerrshëm përfshin 33-kate të ndërtesës në Korenë e Jugut/ Zjarrfikësit evakuojnë me qindra

08/10/2020 19:59

Një zjarr gjigand ka përfshirë një ndërtesë 33-katëshe apartmentesh mbrëmë në Korenë e Jugut duke shkaktuar skena paniku dhe evakuimesh kaotike.

Zjarri besohet se nisi në katin e 12-të rreth orës 23.00 dhe përfshiu të gjithë bllokun e apartamenteve në zonën Dal Dong në Ulsan.

Pas nisjes së zjarrit dhjetra zjarrfikës nxitonin për të hapur 136 apartamentet dhe mundësuar daljen e banorëve.

Pamjet nga skena e ngjarjes tregonin flakët që arrinin deri në majë të ndërtesës, duke bërë që copa betoni të binin duke u përplasur në tokë. Shtëllunga të mëdha tymi ngriheshin në qiellin e natës.

Mediat lokale thanë se zjarri ishte përhapur prej erës së fortë që frynte në zonë por deri mëngjesin e sotëm ishte shuar. Autoritetet nuk kane raportuar per viktima.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel