E mërkurë, 14 Tetor 2020
22:18
‘Maska mund të bëhet vetë nga një copë e thjeshtë’- doktor Alimehmeti kundërshton deklaratën e Ramës

Nga nesër hyn në fuqi vendimi që maskat duhen mbajtur edhe në ambiente të hapura.

22:18
​Deputeti i PDK-së rezulton pozitiv me koronavirus

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

22:15
Mjekja shqiptare në Gjermani e thotë hapur: Në Gjermani maska me detyrim, gjobat arrijnë deri në 300 euro…

Ndonëse në Shqipëri përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura dhe të hapura do të fillojë që nga nesër, në Gjermani kjo masë është aplikuar që para disa ditësh.

22:11
Video/ Tronditëse! E reja pinë ujë nga rubineti i tualetit, për të bindur shefat që ka bërë punën siç duhet

Një video tronditëse është bërë virale në rrjete sociale. Në të shfaqet një grua, e cila punon në një kompani pastrimi, duke pirë ujë nga rubineti i tualetit.

22:09
U shfaq i përgjumur në intervistë, Tyson: Jam si luani, e kam të vështirë të zgjohem!

Kur ka mbetur pak më shumë se një muaj nga kthimi i Mike Tyson në ring (më 28 nëntor, kundër Roy Jones), kanë nisur spekulimet mbi gjendjen shëndetësore të “Majkut të Hekurt”pas asaj që ndodhi këtë të martë gjatë një interviste.

22:03
Në Itali maska me detyrim/ Mjeku e thotë në “Open”: Është ulur numri i infektimeve, por…

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme duke filluar nga dita e nesërme, në ambientet e mbyllura dhe të hapura. Kjo eksperiencë e re në vendin tonë, është një trend që ka nisur më parë në vendet e ndryshme të botë.

22:03
Moska nuk është optimiste për zgjatjen e START-it të Ri

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska nuk sheh ndonjë perspektivë për zgjatjen e traktatit për kontrollin e armëve me Shtetet e Bashkuara – të njohur si START-i i Ri – edhe pse planifikon t’i vazhdojë negociatat për këtë temë.

21:56
Azerbajxhani sulmon një lokacion brenda Armenisë

Azerbajxhani konfirmoi se ka sulmuar një lokacion nga ku lëshohen raketat në Armeni.

21:53
Eksperti Alimehmeti e thotë në “Open”: Është një hipotezë nule që maska të mbron në komunitet

Me anë një paneli ekspertësh, në studion e emisionit “Open” po flitet mbi përdorimin e maskave dhe sa mbrohemi prej tyre. Kjo vjen pas vendimit të qeverisë, që duke nisur nga dita e nesërme (datë: 15. 10. 2020) maska është e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe të hapura.

21:51
Video e rrallë/ Kugari i egër i pret rrugën djalit në mal, regjistron 6-minutat e tmerrit

Një djalosh nga Utah në SHBA provoi përballjen e tmerrshme me një familje kugarësh, të njohur si “luanë të malit”, nëna e të cilëve e ndoqi për gjashtë minuta. Megjithë frikën, ai regjistroi makthin në një video 6-minutëshe që është bërë virale në rrjet.

21:48
Riinfektimi me Covid/ Sars Cov 2, imunitet të përkohshëm

Pak ditë më parë, shkencëtarët prezantuan rastin e një personi në nevada, i cili brenda disa javësh u prek dy herë nga koronavirusi.

21:46
Mjeku Koni kundër mbajtjes së maskave në ambiente të hapura: Pse ai me biçikletë pa maskë dhe unë këmbësor me maskë

Duke filluar nga dita e nesërme (datë: 15. 10. 2020) është e detyruar mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura apo të hapura.

21:41
Evropa e ndarë/ Perëndimi do Biden, Lindja Trumpin

Sipas një sondazhi të fundit nga organizata “YouGov”, shumica e banorëve të Evropës Perëndimore preferojnë që demokrati Joe Biden të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetete e Bashkuara.

21:40
Pipero: Para 3-4 ditësh isha në Itali, asnjë s’pashë pa maskë po prapë numrat atje rriten

Mjeku Pëllumb Pipero duke folur për maskën në ambientet e hapuar solli një shembull personal.

21:34
​Skifteri më i shtrenjtë në botë shitet për 170.000 dollarë

Gjuetia me ndihmën e skifterëve ka një traditë të gjatë në Gadishullin Arabik dhe ata së bashku me kuajt konsiderohen kafshët më të çmuara.

21:27
Barret: Nuk kam agjendë, do të zbatoj ligjin

Të mërkurën ligjvënësit demokratë ushtruan edhe një herë presion ndaj kandidates për Gjykatën e Lartë Amy Coney Barrett për të marrë përgjigje rreth një çështjeje të rëndësishme që lidhet me kujdesin shëndetësor për miliona amerikanë. Në ditën e tretë përpara komisionit Jurik të Senatit, pjesë e një procesi për konfirmimin e saj, zonja Barrett përsëriti se ajo nuk ka ndonjë qëndrim antagonist ndaj Aktit të Kujdesit të Përballueshëm, apo ligjit për kujdesin shëndetësor të miratuar gjatë administratës Obama. I ashtuquajturi Obamacare pritet të përballet me një sfidë ligjore përpara gjykatës më të lartë të vendit, më 10 nëntor.

21:23
Skënder Brataj në “Open” zbulon arsyen: Ja pse janë rritur ndjeshëm të infektuarit

Mjeku Skënder Brataj i ftuar mbrëmjen e sotme në Open për temën “Sa na mbron maska?” është shprehur se janë shifrat ato që janë kanë shtyrë në shtrëngim masash.

21:21
Ambasada shqiptare në Itali mbyllet për shkak të Covid-19

Ambasada Shqiptare në Itali ka njoftuar se ditën e enjte do të mbyllet zyra konsullore në Romë për shkak të një identifikimi të një pjesëtari stafi me Covid-19.

21:17
Është pro apo kundër mbajtjes së maskës jashtë? Pipero e thotë troç: Që të jem i qartë me të gjithë…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero sqaroi në Open deklaratën e tij se maska nuk duhet mbajtur në ambientet jashtë.

21:17
SHBA/ Rikthehet në punë policin që vrau 25 vjeçaren e paarmatosur në Missouri

Në fillim të vitit 25-vjeçarja e quajtur Hannah Fizer u qëllua për vdekje me 13 qershor në makinën e saj nga një polic i zyrës së sherifit të Pettis, kur u ndalua prej tij në Missouri, SHBA.

21:15
Franca në alarm si pasojë e koronavirusit/ Macron shpall ndalim-qarkullimin…

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se njerëzit duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi nga ora 21 e mbrëmjes e deri në 6 të mëngjesit në Paris dhe tetë qytete të tjera, për të vënë nën kontroll rritjen e shpejtë të koronavirusit në vend.

20:59
Mbi 29 milionë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 29 milionë.

20:58
FOTO/ Politikani ironizon në mënyrë unike, zhvishet në Parlament: Keni turp të më shihni lakuriq, por…

Një politikan opozitar në Meksikë, ka gjetur një mënyrë unike për të ironizuar korrupsionin në vend.

20:50
​Super-kompjuteri japonez tregon se lagështia zvogëlon përhapjen e koronavirusit

Një super-kompjuter japonez ka treguar se lagështia mund të ketë një efekt të madh në përhapjen e grimcave të virusit, andaj rreziku i infeksionit rritet në kushtet e thata, të mbyllura të muajve të dimrit.

20:46
Arkeologët zbulojnë masakrën e Epokës së Hekurit, të ngrirë në kohë

Arkeologë nderkombetarë thonë se kanë zbuluar në gërrmimet e tyre prova të një masakre të epokës së Hekurit, të ngrirë në kohë për mijëra vjet.

20:42
Maqedonia e Veriut regjistron 445 raste të reja me koronavirus dhe 9 viktima

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima.

20:40
Fiks Fare/ Rruga Qukës – Qafë Plloçë, gabimet e projektimit na kushtojnë 73.6 milionë dollarë

Në vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha do të deklaronte se “ne rikthejmë rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera”.

20:37
Reja: Duhet të gjejmë golin, në 2 ndeshjet e radhës synojmë 6 pikë për kreun e grupit

Edoardo Reja foli pa dorashka në intervistën për Supersport pas ndeshjes ndaj Lituanisë, sfidë në të cilën kombëtarja shqiptare regjistroi barazimin e dytë radhazi pa gola. Trajneri i italian i kuqezinjëve e pranoi se Shqipëria gaboi shumë në sulm dhe ky është një problem që duhet zgjidhur në 2 ndeshjet e radhës në cilat Shqipëria do të tentojë 6 pikë për të fituar edhe grupin.

20:29
Elton John dhe ish bashkëshortja zgjidhin mosmarrëveshjen

Sir Elton John dhe ish bashkëshortja e tij, Renate Blauel, kanë zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore të shkaktuar nga autobiografia e yllit dhe filmi Rocketman.

20:25
Kosnett: Do të punojmë për normalizim dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutoi për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm.

20:23
Kjo vajzë mori 10 milionë shikime me veprimin e saj, nuk do ta besoni arsyen (VIDEO)

Rrjeti social “Tik Tok” është një nga aplikacionet më të pëlqyera nga të rinjtë.

20:20
Messi “godet” përgatitësin fizik të Bolivisë: Shkofsh në të nënës tënde!

Lionel Messi, edhe pse nuk arriti të shënonte, ishte protagonisti i madh me lojën e tij në fitoren 1-2 të Argjentinës në fushën e Bolivisë. “Ylli” i Barcelonës, rezultoi thelbësor në suksesin e bardhekaltërve, por në fund, u përfshi në një zënkë (shkëmbim sharjesh) me përgatitësin fizik të skuadrës boliviane.

20:17
6 vite nga droni në Beograd/ Orges Shehi: Atë mbrëmje mendova të mbyllja karrierën

14 tetor 2014, Serbi, Flamuri më i bukur në botë. Kaq detaje mjaftojnë për të kujtuar një nga momentet kur futbolli në Shqiperi i zuri vendin politikes, muzikës, kulturës dhe çdo fushe tjetër, duke u shndërruar në kryefjalën e gjithçkaje.

20:16
Korea e Veriut: Fotot e rralla të hoteleve luksoze ndërkombëtare të Kim Jong-un

Korea e Veriut mbetet një nga vendet më të mistershme të botës, por disa foto të rralla të ndara me mediat britanike, tregojnë krijimtari suprizuese në hotelet ndërkombëtare “të bllokuara në kohë” të Penianit.

20:09
Pandemia e koronavirusit/ OKB: Pasoja shkatërrimtare në glob

Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë shkatërrimtare në nivel ekonomik dhe social.

20:08
“Autochthonous Day”/ Ballist Morina rrëfen peripecitë pas ngritjes së dronit në Beograd

Kanë kaluar 6 vite nga ngjarja e 14 tetorit në Beograd kur ndeshja Serbi Shqipëri u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së flamurit të me hartën e Shqipërisë së madhe me mbishkrimin Autoktonus.

20:06
Itali-Holandë dhe jo vetëm, mbrëmje “yjesh” në Nations League

Pas lajmit pozitiv për zhvillimin e ndeshjeve të edicionit të sivjetshëm të Champions League-s në shtëpi, klubi i Atalantës do të ketë gjithashtu privilegjin për të mirëpritur pikërisht përfaqësuesen italiane të futbollit. “Atleti Azurri d’Italia” do të jetë pra në këtë mënyrë edhe stadiumi ku do të përballen Italia dhe Holanda, për ndeshjen e tyre të radhës në Ligën e Kombeve.

20:02
Vaksina e Modernës/ Fillojnë procedurat për Evropën

Vaksina eksperimentale kundër Covid-19, mRNA 1273 e Modernës përmbush kushtet për të prezantuar një kërkesë për autorizimin e hedhjes në treg në BE.

20:00
Rikthehet “buzëqeshja” te Genoa, 7 lojtarë fitojnë betejën me COVID-19, mes tyre edhe një shqiptar

Genoa para 2 javësh u kthye në një vatër të nxehtë të koronavirusit teksa pas ndeshjes ndaj Napolit e vlefshme për raundin e dytë të Serie A, shumë futbollistë rezultuan pozitiv me Covid-19, për këtë arsye u shty edhe ndeshja e javës së 3-të ndaj Torinos.

19:52
Mbyllet pa gola ndeshja me Lituaninë, Shqipëria ka harruar të fitojë

Mbyllet me rezultatin e bardhë ndeshja Lituani-Shqipëri.

19:50
Ekskluzive! Aida Hajnaj flet për herë të parë pas testimit të kandidatëve: Në dhjetor përfundojmë me testet. BKH, gati në janar!

Besnikëri, integritet, trimëri! Kjo është kryefjala në logon e BKH e publikuar për herë të parë sot para kandidatëve që u testuan në Pallatin e Kongreseve.

19:48
Nuk ka më hapa pas/ Ana qëndron besnike, përsëri në një takim me Fatjonin

Ky takim mes Anës dhe Fatjonit i përngjasonte më së shumti një takimi sqarues sesa romantik.

19:43
“Na hidh në pyll dhe ne do të mbijetojmë”/ Ana u del të gjithëve kundër dhe i beson kimisë…

Opinionisti Arjan Konomi e komentoi marrëdhënien mes Anës dhe Fatjonit si një krisje, që shumë shpejt mund të përfundojë në “një çarje të madhe”.

19:43
Covid-19 gjunjëzoi turizmin/ U larguan nga puna gjysma e punonjësve. 60% e biznesit bëri xhiro deri në 10%

Kriza e Covid-19 ka gjunjëzuar industrinë e turizmit në vend, pasi rreth 40.5% e tur operatorëve dhe agjencive turistike pohojnë se mund të mbijetojnë vetëm deri në fund të 2020-ës në rast se nuk përfitojnë ndihmë nga qeveria.

19:38
​Rekord i zi në ‘vatrën e nxehtë’ evropiane

Një numër rekord ditor i rasteve të reja me koronavirus, 7.322, u regjistrua në Itali sot, dhe numri i përgjithshëm i infeksioneve deri më tani është 372.799.

19:37
Zgjidhja për plehrat e Durrësit/ Basha është kundër. Rama e ironizon, “nostalgjik për malet me plehra”

Qyteti i Durresit ka një problem shumë serioz që lidhet me menaxhimin e mbetjeve urbane. Më parë ato hidheshin në landfillin e Porto Romanos, një zonë shumë e ndotur dhe pranë zonës së banuar si dhe universitetit.

19:35
Ana dëshiron shpjegime, Fatjoni “i bën bisht” bisedës/ Çfarë ndodhi në takimin e Anës dhe Fatjonit…

Takimi mes Anës dhe Fatjonit sheshoi shumë mosmarrëveshje mes tyre.

19:31
Infektimet në Kosovë/ Paralajmërohen masa të reja

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe 80 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë. Rastet e fundit rezultuan nga testimi i 650 mostrave. 24 orët e fundit ndërkohë janë shëruar 55 pacientë nga koronavirusi.

19:25
Rama preket gjatë prezantimit, kujton të ëmën: Sa herë më shihte në televizor, pyeste…

Teksa po prezantonte Akademinë e Kodimit, që sjell mundësinë e trajnimit të të rinjve në disiplinat e teknologjisë, kryeministri Edi Rama ka kujtuar nënën e tij.

19:25
Rast i artë për Shqipërinë, Seferi i vetëm ndaj portierit nuk shënon

Një rast të artë për gol ka humbur sulmuesi Taulant Seferi.

19:24
Kina insiston që ekspozita franceze e Genghis Khan të mos përdorë fjalët ‘Genghis Khan’

Një muzeum artistik në qytetin francez të Nantes ka anulluar një ekspozitë pas ndërhyrjes së Pekinit, çka në Perëndim u interpretua si përforcim i diskriminimit të Kinës ndaj mongolëve etnikë.

19:22
Rikthimi në izolim/ Itali, i mundur në Krishtlindje

Italia rrezikon rikthimin në izolim në krishtlindje. Sipas virologut të universitetit të Padovas, Andrea Crisanti, shpreh shqetësim për ecurinë e situatës në vend dhe nuk përjashton një izolim të ri.

19:21
Kosnett: Do të punojmë për normalizim dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, priti në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutoi për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm.

19:15
​Merkel: Landet të veprojnë së bashku në luftimin e pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi sot qeverive të 16 landeve të Gjermanisë të veprojnë së bashku për të frenuar pandeminë e COVID-19, pas një takimi sot me kryeministrat e tyre.

19:14
Mori lajmin e rëndë në takimin me Fatjonin/ Ana përlotet live: Ishte shumë sëmurë një person i dashur, por…

Ana dhe Fatjoni ishin në një takim së bashku.

19:08
Vijon beteja ligjore për titujt e hequr, Juventus apelon vendimin në TAR

Juventusi nuk e ka mbyllur ende kapitullin e dhimbshëm “Calciopoli”, pasi ende sot pas 14 vitesh, vijon betejat gjyqësore për të rimarrë dy titujt kampionë që iu hoqën në atë periudhë kur edhe e zbritën në Serinë B.

19:01
Islanda pa trajnerin dhe stafin teknik në sfidën ndaj Belgjikës

Islanda do të presë Belgjikën mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, ndërsa trajneri Erick Hamren dhe i gjithë stafi i tij janë vendosur në karantinë e nuk do të jenë në pankinë si zakonisht.

19:01
Fituesi i llotarisë britanike tenton të mbysë gruan pas mbarimit të parave

55 vjeçari skocez Graeme Lacey ka pranuar tentativën e vrasjes së gruas së tij në qershor 2019, pasi e kishte goditur me sende dhe enë kuzhine.

18:57
Po lind një dashuri në “Për’Puthen”? Ana bën premtimin live: Për Fatjonin jam e gatshme të ndryshoj…

Kjo e mërkurë në “Për’Puthen” iu dedikua plotësisht takimit mes Fatjonit dhe Anës.

18:53
Gjyq historik! Më shumë se 500 vjet heqje lirie për 57 të akuzuarit e Agimit të Artë

Më shumë se 500 vjet heqje lirie për 57 të akuzuarit e Agimit të Artë, prej të cilëve 30 pritet të shkojnë orët e ardhshme në burg, përmban vendimi i Gjykatës së Apelit në Athinë, në gjyqin më historik në Greqinë e pasluftës.

18:52
BE “pajtohet të sanksionojë” zyrtarët rusë për helmimin e Navalnyt

Bashkimi Evropian ra dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë njerëzve dhe një subjekti, për helmimin e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, me agjentin nervor Noviçok.

18:51
Vendimi i Youtube! Fshin videot e rreme për vaksinën

YouTube ka premtuar se do të fshijë të gjitha videot keqinformuese mbi vaksinat e koronavirusit si pjesë e një përpjekjeje të re për të luftuar keqinformimet për Covidin.

18:47
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Shqipëria dy shanse të arta për gol

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Lituanisë.

18:46
“Gishtin e mesit”/ Fushata në Berlin për refuzuesit e maskave

Autoriteti i turizmit në Berlin ka lançuar një fushatë publicitare në të cilën shfaqet një grua e moshuar që u tregon gishtin e mesit njerëzve që refuzojnë të mbajnë një maskë.

18:40
Botohet në Fletoren Zyrtare akti normativ që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës dhe gjobat

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 Tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.

18:33
Basha bën pazar me Ramën/ Denoncimi i fortë i ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së

Zgjedhjet për kandidatë për deputetë brenda Partisë Demokratike janë cilësuar nga analistët si jo korrekte, madje një mendim të tillë ndajnë dhe vetë persona pranë kësaj partie.

18:28
Shqipërisë i mohohet një penallti, arbitri ndëshkon Laçin për kontestim

Një shans i artë për Shqipërinë në minutën 24-të por topi është ndaluar me dorë nga ana e mbrojtësit lituanez.

18:25
Koronavirusi/ Ja si po teston Kina 9,000,000 njerëz për pesë ditë (foto)

Kina ishte sot në ditën e tretë të testimit pesë-ditor të 9 milionë banorëve të një qyteti për koronavirus.

18:19
​Turqia përkrah Kosovën në anëtarësimin e saj në institucionet dhe mekanizmat e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka zhvilluar sot një bisedë telefonike, me homologun e tij nga Turqia, Suleyman Soylu, me të cilin ka diskutuar për menaxhimin e situatës me pandemisë COVID-19 dhe masat e ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e saj.

18:16
“Shumë fëmijë do vdesin nga pandemia”, OBSH bën paralajmërimin e frikshëm

Coronavirus po vjen me pasoja fatale. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar ditën e sotme numri i fëmijëve që do të vdesin nga kequshqyerja, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, do të rritet me 10 mijë në muaj.

18:13
Liga Profesioniste nxjerr në shitje emrin e Superligës, zbulohen çmimi dysheme dhe kriteret

Ndërkohë që ka konfirmuar vijimin e bojkotit të futbollit deri në plotësimin e 4 kërkesave nga ana e qeverisë, Liga Profesioniste në Shqipëri ka njoftuar sot se ka nxjerrë në shitje emrin e Kategorisë Superiore.

18:04
Vuçiç: Presim që Prishtina t’i përmbushë detyrimet

Presidenti i Serbië, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi dhe Prishtina do të diskutojnë për një zgjidhje kompromisi për Kosovën, por shtoi se pala kosovare “duhet të zbatojë atë që ka nënshkruar në Bruksel”.

18:03
Mbyllen hetimet, Gjykata Sportive merr vendimin për Juve-Napoli

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Juventusi ka marrë fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Napolit, duke qenë se këta të fundit nuk u paraqitën në Torino për të luajtur ndeshjen e javës së tretë të Serisë A.

17:57
Ndërpritet dasma nga gruaja e vërtetë dhe fëmijët e dhëndrit të ri (video)

Një grua e tërbuar nga inati ka hyrë në një kishë bashkë me fëmijët e saj për të kërkuar ndalimin e martesës së burrit të saj me një grua tjetër.

17:56
Donald Trump dhe Joe Biden fushatë në shtetet kyçe

Kjo është java e parë e kthimit të Presidentit Donald Trump në fushatën zgjedhore që nga diagnostikimi me COVID-19 dhe njoftimi nga mjekët e tij se ai nuk e transmeton më virusin. Kur kanë mbetur tre javë deri në ditën e zgjedhjeve, Donald Trump dhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, po vizitojnë shtetet fushëbetejë që t’u japin energji mbështetësve të tyre.

17:49
Ish-themeluesi i PD-së/ Ja pse është farsë gara për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Para pak ditësh, degët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin organizuan zgjedhje të brendshme për të përcaktuar kandidatët për deputetë.

17:49
Pas 7 muajsh! Vendimi i Ministrisë, hapen kinematë

Në bazë të një vendimi të publikuar në fletoren zyrtare gjatë ditës së sotme është vendosur që të hapen kinematë në bazë të protokolleve të miratuara nga Instituti Shëndetit Publik për masat anti-covid.

17:40
Hapet Akademia e Kodimit/ Rama: Kemi shtuar shërbimet online për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e Akademisë së Kodimit.

17:40
Gazsjellësi TAP/ Ambasadorja Yuri Kim: Hap i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë

Sa i takon ndërtimit të gazsjellësit TAP, i cili pritet të fillojë operacionet tregtare në muajin nëntor të këtij viti ka reaguar ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim,

17:38
Hapet Akademia e Kodimit, Veliaj: Lagjet e reja, hapësira për industritë kreative, bursa për grupet në nevojë

Në ambientet e Tech Space në Tiranë është çelur sot zyrtarisht Akademia e Kodimit nga Protik, e cila u mundëson të rinjve që të trajnohen me modelet më të mira të programimit në teknologji dhe të jenë gati për tregun më dinamik dhe të mirëpaguar të punës.

17:35
Pas humbjes së gjyqit të kujdestarisë, babai maskohet për të masakruar nënën e foshnjes

33 vjeçari Andrew Charles Beard është akuzuar për “vrasjen hakmarrëse” pas betejës ligjore të kujdestarisë që u fitua nga nëna e fëmijës së tij, 24 vjecarja Alyssa Ann Burkett.

17:34
Covid-19, rekorde të reja ditore në Zvicër dhe Austri

Numri i rasteve të reja të COVID-19 në Zvicër dhe Austri arritën sot nivele rekord.

17:29
Katalonja mbyll baret dhe restorantet për 15 ditë për shkak të Covid-19

Baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë në rajonin spanjoll të Katalonjës, në verilindje të Spanjës, duke nisur nga e enjtja për të frenuar rritjen e epidemisë së COVID-19, njoftuan sot autoritetet rajonale.

17:29
” I paudhë që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin”/ Rama duartroket ILD për kallëzimin ndaj gjyqtarit Kuqo

Kryeministri Edi Rama ka mbështetur veprimin e ILD për kallëzimin ndaj gjyqtarit Markeljan Kuqo.

17:27
Pak ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, infektohet me COVID-19 farmacistja e njohur…

Farmacistja Arba Gramo, shpesh është e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

17:23
Pas Ronaldos, edhe McKennie rezulton pozitiv, Juve futet në izolim

Koronavirusi vijon të “godasë” në skuadrën e Juventusit, sepse vetëm 24 orë pas infektimit të Cristiano Ronaldos, pozitiv ka rezultuar edhe mesfushori i talentuar amerikan Weston McKennie, i cili iu bashkua bardhezinjve vetëm këtë verë.

17:21
Festë në prag të izolimit, të rinjtë britanikë “pushtojnë” rrugët e Liverpool-it (FOTO)

Rrugët e Liverpool-it u pushtuan mbrëmë nga të rinjtë, të cilët e panë jetën e natës si një mundësi të mirë dëfrimi para izolimit.

17:17
Përfundon takimi midis naftëtarëve dhe përfaqësuesve të kompanisë, nuk arrihet asgjë

Ka përfunduar takimi midis një përfaqësie të naftëtarëve protestues dhe të ashtuquajturve përfaqësues të firmës.

17:14
Plot 114 kilogramë kanabis/ Ky është kamionisti shqiptar i arrestuar nga Antidroga e Janinës

Personi që shihni në fotografi është Spiro Dukoli, një nga dy kamionistët shqiptarë të arrestuar nga Antidroga e Janinës, ku u sekuestruan 114 kilogramë kanabis, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.

17:11
Formacioni zyrtar ndaj Lituanisë, 3 ndryshime dhe 1 debutim

Uefa ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Lituani-Shqipëri.

17:09
Lajçak mban konferencë për shtyp në Prishtinë për dialagoun midis Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak i cili ndodhet që prej ditës së hënë ndodhet në Kosovë për t’u takuar me autoritetet më të larta shtetërore për të folur për dialogun Prishtinë-Beograd.

17:04
114 kilogramë kanabis! Antidroga e Janinës arreston 2 kamionistë shqiptarë

114 kilogramë kanabis janë sekuestruar prej departamentit të antidrogës se Janinës, gjatë një operacioni të zhvilluar në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.

16:54
Hollanda mbështet eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme nën 12 vjeç

Qeveria Hollandeze ka miratuar planet për të lejuar eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme të moshës midis 1 dhe 12 vjeç.

16:54
E kërcënoi se do t’i tregonte bashkëshortes së tij për tradhtinë/ Polici vret të dashurën infermiere…

Një oficer policie i martuar është akuzuar se ka vrarë të dashurën e tij, një infermiere, nënë e dy fëmijëve.

16:48
Parakaloi me dy gola Fenomenin, Neymar homazh “vëllait të madh”

Me tregolëshin e realizuar kundër Perusë, në Lima, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, Neymar u bë shënuesi i dytë më i mirë në historinë e përfaqësueses së Brazilit pas të madhit Pele, duke arritur kuotën e 64 golave, dy më shumë se Ronaldo.

16:43
Video virale/ Kinezja rrotullon në ajër tiganin e nxehtë duke kërcyer në ritmin e ‘Gangnam Style’

Video e pabesueshme e një gruaje kineze që rrotullon në duar tiganin e nxehtë duke skuqur makarona e në të njëjtën kohë duke kërcyer me ritmin e hitit ‘Gangnam Style’, është bërë virale në rrjet.

16:41
“Tigri përqafues”/ Momenti i kapur në kamerën e fshehtë shpallet fotoja më e mirë nga bota e egër

Për të fotografuar një nga krijesat më të rralla në Tokë duhet të jesh tepër i aftë dhe jashtëzakonisht me fat.

16:39
Polonia regjistron rekord rastesh me koronavirus

Polonia raportoi të mërkurën për 6,526 raste të reja me koronavirus.

16:32
Ronaldo vendos të kthehet në Itali, do kalojë karantinën në Torino

Cristiano Ronaldo vendosi të kthehej në Itali për të kryer aty periudhën e karantinës duke vendosur të izolohet në Torino. Një vendim që kampioni portugez e mori për të qëndruar në kontakt me stafin mjekësor të Juventusit me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejt.

16:24
Veliaj: PS është partia e Xhelalit nga Shën Gjergji që punon, jo e atij që rrihet me karrige për t’u bërë deputet

“Partia Socialiste është një familje e madhe e njerëzve të punës, që ia dalin vetë, e çunave dhe e gocave të sakrificës”. Me këto fjalë iu drejtua kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj Asamblesë së PS në Shën Gjergj, duke sjellë emra dhe shembuj suksesi të njerëzve të thjeshtë, të cilët ngrihen çdo mëngjes për të punuar për familjet e tyre.