Rikthehet “buzëqeshja” te Genoa, 7 lojtarë fitojnë betejën me COVID-19, mes tyre edhe një shqiptar

14/10/2020 20:00

Genoa para 2 javësh u kthye në një vatër të nxehtë të koronavirusit teksa pas ndeshjes ndaj Napolit e vlefshme për raundin e dytë të Serie A, shumë futbollistë rezultuan pozitiv me Covid-19, për këtë arsye u shty edhe ndeshja e javës së 3-të ndaj Torinos.

Megjithatë, së fundmi ka pasur lajme të mira nga klubi i Genoas aty ku janë njoftuar se shtatë futbollistë tashmë ia kanë dalë të fitojnë betejën e tyre me virusin e rrezikshëm. Mes atyre që ka rezultuar negativ është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Valon Behrami, i cili tashmë mund të mendojë qetësisht për pjesën e fushës së lojës.

Të hënën kuqeblutë do të sfidojnë Veronan për javën e 4-t të Serie A ndeshje që me siguri do të luhet pasi gjatë këtyre ditëve të tjerë futbollistë të Genoas pritet ta fitojnë luftën me COVID-19.

Top Channel