Kjo vajzë mori 10 milionë shikime me veprimin e saj, nuk do ta besoni arsyen (VIDEO)

14/10/2020 20:23

Rrjeti social “Tik Tok” është një nga aplikacionet më të pëlqyera nga të rinjtë.

Falë përdorimit të saj të gjerë një person mund të bëhet i famshëm brenda një nate. Kështu është historia e Jiddanna Dusturia, nga Indonezia. Ajo postoi në “Tik Tok” një video duke teshtitur, por teksa ajo flinte, klipi i saj ishte bërë viral.

Nxënësja e shkollës së mesme u habit jo pak kur pa që klipi i saj kishte grumbulluar mbi 10 milionë klikime në më pak se një javë. E gjithë skena ishte projektuar kështu. Vajza e quajtur nga miqtë Grina, u ul për të realizuar një video rutinë në rrjet, por teshtima ia çoi dëm atë që kishte programuar të bënte.

Ajo e postoi videon për të pranuar dështimin e për të treguar që do ta ribënte videon më vonë. Por sidoqoftë me atë veprim tërhoqi vëmendjen e 10 milionë shikuesve.

Top Channel