Arkeologët zbulojnë masakrën e Epokës së Hekurit, të ngrirë në kohë

14/10/2020 20:46

Arkeologë nderkombetarë thonë se kanë zbuluar në gërrmimet e tyre prova të një masakre të epokës së Hekurit, të ngrirë në kohë për mijëra vjet.

I zbuluar fillimisht në vitin 1935 dhe i gërrmuar për herë të parë në 1973, qyteti i lashtë i La Hoya në veri të zonës Baske të Spanjës, rezulton se është shkatërruar në një sulm brutal mes viteve 350 dhe 200 p.e.s.

Qyteti nuk u ripushtua më kurrë dhe ata që vdiqën në sulm kishin mbetur atje ku kishin rënë, deri në gërrmimet e fundit.

Duke shpresuar të zbulojnë më shumë për sulmin, studiuesit e Universitetit të Oxford po analizojnë 13 skelete të marrë nga vendndodhja. Mes të vdekurve kishte burra, gra e fëmijë.

“Një prej tyre kishte plagë të shumta të përparme, duke sugjeruar se sulmuesi i tij ishte përpara”, thotë Teresa Fernández-Crespo, drejtuese e stuidimit.

Ajo shton: “Këtij individi i është prerë koka por kafkën e tij nuk e gjejmë, ndoshta është marrë si trofe”.

Një tjetër mashkull është vrarë me thikë nga prapa, kurse një burrë e një grua u ishin prerë krahët, thuhet në studimin e publikuar në revistën Antiquity.

Studiuesit thonë se nuk ka prova për kthim të banorëve për të varrosur të vdekurit apo për të marrë sendet e tyre.

Analizat e disa skeleteve tregonin se shumë prej tyre ishin lënë në ndërtesa që digjeshin, ndërsa të tjerë nëpër rrugë.

“Nga kjo ne arrijmë në konkluzionin se qëllimi ka qenë shkatërrimi total i La Hoya,” thonë studiuesit, duke shtuar se sulmi brutal mund të jetë motivuar nga vendodhja strategjike e La Hoya, mes rajonit në brigjet e oqeanit Atlantik dhe rrafshnaltës kryesore të brendshme të Spanjës së ditëve të sotme.

Studiuesit shtojnë se La Hoya është i vetmi impjant arkeologjik Iberik i epokës së hekurit. Sulmi në qytetin e mbrojtur me mure ka ndodhur para ardhjes së romakëve, të cilët shpesh fajësohen për nisje të konflikteve.

FOTO GALERI
1/6
Qyteti i lashtë i La Hoya në veri të zonës Baske të Spanjës, rezulton se është shkatërruar në një sulm brutal mes viteve 350 dhe 200 p.e.s.

Top Channel