6 vite nga droni në Beograd/ Orges Shehi: Atë mbrëmje mendova të mbyllja karrierën

14/10/2020 20:17

14 tetor 2014, Serbi, Flamuri më i bukur në botë. Kaq detaje mjaftojnë për të kujtuar një nga momentet kur futbolli në Shqiperi i zuri vendin politikes, muzikës, kulturës dhe çdo fushe tjetër, duke u shndërruar në kryefjalën e gjithçkaje.

Orges Shehi, një nga futbollistët që ishte në Beograd atë natë, ka qenë arsyeja pse Federata Shqiptare druhej se do dënohej. Kjo për shkak se gjatë përleshjes masive goditi një zyrtar te takimit. Vete ai pranoi në Top Channel se mendoi te linte futbollin atë periudhë.

Ishim 30 veta përball 30.000 vetave, nuk po luhej më futboll dhe unë pata përplasje si gjithë të tjerët në fushë, ndaj mendova qe UEFA do merrte masë disiplinore për mua dhe do më duhej të mbyllja karrierën, e po mendoja çdo bëja me pas.

Shehi kujton momentet më të vështira të asaj nate duke u ndalur tek tifozëria rivale.

Momenti kur pata vërtete frikë ishte kur do shkonim ne tunel, për t’ju drejtuar dhomave të zhveshjes, aty ishin mbledhur tifozët më të rrezikshëm dhe godisnin me sende.

Çdo shqiptar ndjeu se diçka ndryshoi pas asaj nate por Shehi u shpreh se tek ai vetë mbrëmja e Beogradit solli një ndjesi që asnjë trofe nuk ka mundur ta bëjë.

Kam fituar shumë trofe me klube dhe kam arritur nivele të mëdha dhe me kombëtaren po aq shumë telefonata sa pas asaj nate s’kam pasur kurrë në jetën time”.

Top Channel