E mërkurë, 25 Nëntor 2020
16:40
‘Zombi Covid’/ Nuskat e varreve masive në Danimarkë dalin sërish në sipërfaqe

Ato që po quhen tashmë “nuse lalet zombi” nga shtypi në Danimarkë, duket se po dalin sërish në sipërfaqe nga varret masive ku u hodhën tre javë më parë, si rezultat i infektimeve me një variant të panjohur të koronavirusit.

16:36
Top Talk/ Astrit Patozi zbulon polin e tretë që do rivalizojë PS, PD e LSI-në

Kur duket se zgjedhjet e ardhshme do të përcaktojnë fituesin mes tre partive kryesore në vend, PS-PD-LSI, lëvizjet apo partitë më të vogla, mendojnë se ata do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e 25 prillit.

16:34
Çfarë do të ndodhë pas mbarimit të COVID-19, 6 parashikimet e Bill Gates

 

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe një nga analistët kryesorë të COVID-19 ka shprehur së fundmi 6 prej ndryshimeve që do të ndodhin me botën pas përfundimit të pandemisë.

16:29
Milionat që nuk sollën dritë

Nga 300 milionë euro sa ishte premtuar se do të investoheshin nga konsorciumi turk Çalik –Limak për distribuimin e furnizimit me energji elektrike, deri më tani janë investuar mbi 150 milionë euro, ka bërë të ditur zëdhënësi i Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala.

16:26
Presidenti kinez i thotë Bidenit se SHBA-ja dhe Kina duhet të shmangin përplasjet

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, të mërkurën e përgëzoi presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje, njoftoi media shtetërore kineze.

16:26
Cila ishte vajza e madhe e Pushkinit?

Maria Aleksandrovna Hartung, vajza e madhe e Pushkinit, lindi më 19 maj 1832, kurse emrin e mori nga gjyshja e poetit, Maria Aleksejevna Hannibal. Që në fëmijëri ajo ishte shëndetligë dhe kjo e shqetësonte shumë Pushkinin. Ka shumë letra të tij, ku babai i kujdesshëm interesohet për shëndetitn e të bijës: “A flet Masha? A ecën? Po dhëmbët? Ç’bën Puskina ime pa dhëmbë?” Maria ishte i vetmi fëmijë i poetit, që gjithsesi mbante mend diçka nga i ati.

16:20
Kush ishte Ana Karenina?

Më 29 mars 1873, shkrimtari i famshëm rus filloi punën mbi romanin “Ana Karenina”. Prototip i Ana Kareninës ishte vajza e madhe e Pushkinit, Maria Hartung. Në të vëtetë, ajo nuk u hodh poshtë trenit, madje jetoi edhe nja dhjetë vjet më shumë se Tolstoi derisa vdiq në Moskë, më 7 mars 1919, në moshën 86 vjeçare. Në fillim të vitit 1868, në shtëpinë e gjeneralit Tulubiev, Maria Aleksandrovna u njoh me Lev Tolstoin, cili më vonë do të pasqyronte tiparet e pamjes së jashtme të saj në romanin “Ana Karenina”.

16:17
​OBSH alarmon: Evropa vatër e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se përhapja e koronavirusit në nivelin global u ngadalësua gjatë javës së kaluar, megjithëse numri i vdekjeve vazhdoi të rritet, me mbi 67.000 vdekje të reja, siç u konfirmua në periudhën e përmendur.

16:11
Momenti tmerrues kur tigri hyn në qytezën indiane e kërcen mbi burrin në gropën 5m të thellë (Video)

Një tigër ka kërcyer mbi një burrë duke e rrëzuar në një gropë 5 metra të thellë, pasi hyri në një qytezë indiane duke kërcënuar vendasit.

16:08
644 raste të reja me COVID, 8 të vdekur në 24 orët e fundit! 461 pacientë në 3 spitalet

644 persona janë infektuar dhe 8 pacientë kanë humbur jetën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

16:05
COVID-i në SHBA/ Rritje prej 28% të fëmijëve të prekur

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një rritje me 28% të rasteve të fëmijëve me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit.

15:55
​Gjermania në zgjedhje të përgjithshme, pritet largimi i Merkel

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika.

15:46
Nga sot ndalohet qarkullimi në të gjithë Malin e Zi, policia njoftim të rëndësishëm

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se për shkak të pandemisë, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.

15:36
​9 humbje jete dhe 704 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit 9 persona kanë vdekur kanë vdekur shkak i virusit korona dhe 704 të tjera janë infektuar me COVID-19.

15:33
A duhet lejuar eutanazia? Diskutimi i forte sot në emisionin “Shqipëria Live”

Tre shtete në Europë, Hollanda, Belgjika dhe Luksemburgu, e ka të ligjëruar përdorimin e eutanazisë, ose e quajtur ndryshe vdekja e vullnetshme.

15:29
Kur vendosej alfabeti/ Muzeu kombëtar përkujton etërit themelues të gjuhës shqipe

Përhapja e shkollave dhe mësimit të gjuhës shqipe si dhe zhvillimi i kulturës kombëtare në përgjithësi shtruan në rend të ditës nevojën e caktimit të një alfabeti  të vetëm të gjuhës shqipe. Rilindasit me të drejtë e shihnin mungesën e tij si një problem gjuhësor dhe kulturor, por edhe një problem politik.

15:27
Vjedhje, vrasje, trafikim armësh e shfrytëzim prostitucioni, OFL shënjestron 5 persona në Kukës e Berat

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë pesë shtetasve.

15:24
Veliaj: Do të kemi festë/ Rrëfimi i kryebashkiakut sot në emisionin “Ora e Tiranës”

Edhe pse ne kushte pandemie, atmosfera e festave nuk do te mungoje ne kryeqytet.

15:21
Në Laç do ndërtohen 800 apartamente/ Rama inspekton përfundimet për ndërtimin e shkollës së re

Në prag të një vjetorit të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019, kryeministri Edi Rama ishte paraditen e kësaj të Mërkure në Laç nga ku pa progresin e rindërtimit në zonën  Zonës 1 të qendrës së qytetit, ku do të ndërtohet edhe shkolla e re, ndërkohë që sapo ka nisur infrastruktura e Zonës 2. Nga rindërtimi sipas qeverisë do të përfitojnë apartamente të reja 800 familje.

15:15
Kullat e dhëndrit të Berishës/ U zhduk kompleksi Partizani për të ndërtuar pallate

Në SPAK ka mbërritur së fundmi padia e bërë nga numri dy i partisë socialiste Taulant Balla i cili akuzon disa persona dhe institucione për tjetërsimin dhe privatizimin në mënyrë korruptive të ish kompleksit Partizani.

15:15
Hetim, kush punoi me dosjet e UÇK/ Firmosin 18 deputetë socialistë për komisionin e posaçëm

18 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për ngritjen e  një komisioni të posaçëm parlamentar i cili do të verifikojë gjithçka ka ndodhur në Shqipëri, pas miratimit të rezolutës nga KiE iniciuar nga senatori zviceran Dick Marty, ku ngrihej pretendimi se në territorin shqiptarë UCK kishte kryer trafik organesh.

15:07
Muzikë për të sëmurët me Covid/ Ansambli popullor interpreton në spitalin Covid 2

Trupa e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, më e dashura ndër shqiptarët suprizoi sot pacientët e Spitalit Covid 2, nëpërmjet një koncerti në oborr, me repertorin më të zgjedhur të këngëve popullore. 

15:05
Shkelet distancimi fizik/ Dje tifozët në lokale kanë rrezikuar infektimin në grup

Është një video që është bërë virale, ku shfaqen tifozë në vendin tonë që po shikojnë një ndeshje, por pa respektuar asnjë rregull të pandemisë.

15:04
Vdes nga Covid mjeku Bledi Nini/ Nga nisja e pandemisë humbën jetën mjekë dhe infermierë

Një tjetër mjek ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Dr. Bledi Nini, i cili për shumë kohë ka punuar në shërbimin ORI apo spitalin francez siç njihet nga qytetarët pranë QSUT ishte prekur nga Covid.

14:49
Pa maskë dhe lëvizje pas orës 22:00/ Gjobiten 576 qytetarë në 24 orët e fundit, 4 persona shoqërohen në komisariat

576 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si dhe lëvizje pas orës 22:00.

14:47
Ambasadorja Kim apel Metës, Tushës dhe Ruçit: Gjykata Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha.

14:45
Online dhe në klasë/ Ministria e Shëndetësisë: Nga 1 dhjetori rekomandojmë mësim të alternuar në shkolla

Teksa pandemia covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjerë për të frenuar infektimet.

14:40
Falsifikoi dokumente për një banesë në Vlorë/ Arrestohet juristi i Kadastrës

Një jurist i Kadastrës në Vlorë ka rënë në pranga për falsifikim dokumentesh.

14:34
Ashley Gram pa komplekse, poston fotot duke ushqyer të birin 10 muajsh me gji

Modleja Ashley Gram, ka treguar më shumë se një herë se është një njeri pa komplekse.

14:24
Deklarata e Osmanit: Do shfuqizoj vendime të Thaçit!

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se do të shfuqizojë vendimet e ish-presidentit Thaçi që bien ndesh me praktikat diplomatike.

14:19
Vdes mazhordomi i Papës, njeriu që nxori sekretet dhe shpërtheu çështjen “Vatileaks”

Ka vdekur në Romë, Paolo Gabriele, ish-mazhordomi i Papa Benediktit XVI që, me rrjedhjen e dokumenteve të rezervuara të Papës i dha jetë rastit të parë të asaj që u quajt çështja ‘Vatileaks’.

14:17
Kryeministri Hoti nënshkroi deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike të Republikës së Kosovës.

14:16
Koronavirusi në Austri/ Në janar, nis vaksinimi masiv

Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

14:11
Misteri/ 20 skelete gjenden të varrosur në një kuti prej druri

Një varr masiv me 20 skelete, ndoshta mesjetare, është zbuluar në Vianen të Holandës, nga punëtorët e qytetit duke gërmuar një hendek.

14:08
Flasin aktoret e njohura/ Dita kundër dhunës ndaj grave

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës mbi Gratë është caktuar nga Kombet e Bashkuara në 25 nëntor dhe ka mbetur si një moment i rëndësishëm në jetën e të gjithëve, por sidomos femrave.

14:02
Zonja e Parë e Kolumbisë, Maria Juliana Ruiz pozitive me COVID-19

Zonja e Parë e Kolumbisë, Maria Juliana Ruiz ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit (COVID-19), tha zyra e presidentit.

14:01
“Sasi gjigante droge”/ Ishte thjesht detergjent pluhur

Pretendimi i Tailandës se kishte sekuestruar një sasi gjigante të drogës ketaminë me vlerë tregu gati 1 miliard dollarë, rezutloi të ishte “një keqkuptim”, sipas ministrit të saj të Drejtësisë.

13:56
“E dashura e Vladimir Putin po fiton 7.5 mln paund në vit”

Mediat e huaja shkruajnë se e dashura e Putin po fiton 7.5 milionë paund në vit, si shefe e gjigantit mediatik pro-Kremlin.

13:47
Covid-19 po vazhdon të përhapet – Për vetëm 7 ditë infektohen mbi 4 milionë njerëz

Në vetëm shtatë ditë janë infektuar me Covid-19 mbi katër milionë persona në mbarë botën, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

13:46
Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 24-vjeçar

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar për shkak se akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

13:43
Erdogan dhe Putin biseduan në telefon për çështje aktuale të ‘nxehta’

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin.

13:31
Bashkia e Tiranës nis dëgjesat për buxhetin 2021, Veliaj takim me të rinjtë: “Vijojmë me ndërtimin e shkollave të reja; financim për start-up rinore”

Bashkia e Tiranës ka nisur dëgjesat publike me pjesëmarrje për projekt-buxhetin e vitit 2021.

13:27
Habit burri, shkon në dasmë me 6 gra shtatzëna: Janë të gjithë fëmijët e mi

Një burrë nigerian i habiti të gjithë, pasi u paraqit në një dasmë me gjashtë gra shtatzëna në krah, ndërsa pretendon se është babai i të gjitha foshnjave.

13:13
Biden: Bashkëpunimi me Shtëpinë e Bardhë, i sinqertë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka thënë se deri më tani Shtëpia e Bardhë ka qenë “e sinqertë”, në dhënien e ndihmës për tranzicion të pushtetit.

13:03
Ankesa e këngëtarit/ Korrupsion edhe te Çmimet Grammy

The Weeknd i akuzoi çmimet Grammy si të korruptuar, pasi nuk arriti të marrë asnjë nominim për vitin 2021.

12:41
Skenari i frikshëm/ E ardhmja e Islandës, pa akullnaja

Vatnajökull, një ndër akullnajat më të mëdha të Evropës po zhduket me ritme alarmante.

12:40
Pas ndarjes nga i dashur “problematik”, Trejsi Sejdini fotografohet me reperin e njohur (FOTO)

Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, tashmë ka hedhur pas krahëve lidhjen me të dashurin e saj, Leonard Duka. Përveçse nga deklaratat që ka bërë nëpër intervista, së fundmi ajo është fotografuar në shoqërinë e reperit, Don Xhoni.

12:40
Elbasan/ Qëllohet me armë zjarri drejt një makine

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Elbasan, ku ndaj një makine është qëlluar me armë zjarri.

12:33
Ndikimi tek amerikanët/ Rusët dalin me metoda të reja

Pas katër vjet paralajmërimesh e përgatitjesh, zgjedhjet presidenciale të 2020-ës nuk u shoqëruan me përsëritje të sulmeve dhe akteve ndërhyrëse ruse që u diktuan nga shërbimet e zbulimit amerikan gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

12:27
U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo del nga spitali në Itali

Imzot George Frendo ka dalë nga spitali ku po trajtohej në Itali. Gjendja shëndetësore e tij thuhet se është shumë e mirë, ndërsa ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari).

12:27
Salloni i vjeshtës/ Ekspozitë në Shkodër me punimet 50 artistëve

Pandemia kufizoi pjesëmarrjen por jo vazhdimin e traditës. Për të 14-tin vit me radhe është çelur në Shkodër ekspozita tradicionale “Salloni i Vjeshtës”.

12:14
Erdogan: Deri në prill planifikojmë të vëmë në zbatim vaksinën COVID-19

Presidenti i Turqisë dhe kryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan në lidhje me vaksinën e Turqisë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) tha se “planifikojmë që deri në prill ta vëmë në zbatim”.

12:14
Pallatet e pabanueshme në Laç/ Në lagjen ku jetohet me frikën e shembjes

Në lagjen 2 të qytetit të Laçit, ku pjesa më e madhe e pallateve janë shpallur të pabanueshme por në to jetojnë sërish banorë.

12:11
Hapet pika e Kakavijës/ U mbyll 24 orë nga greva greke

Kakavija qëndroi e mbyllur për 24 orë për shkak të një greve në doganat greke, ndërsa sot puna ka filluar normalisht sipas regjimit të reduktuar për 750 persona në ditë që prej orës 6 të mëngjesit.

12:08
‘Dibra humbi profesionistin e përkushtuar’/ Covid-19 i merr jetën zv.drejtorit të Spitalit të Dibrës

Covid-19 i merr jetën mjekut pneumolog doktor Ibrahim Kaziu njëkohësisht zv.drejtor i Spitalit Rajonal Dibër.

12:05
​Hoti zotohet për mbështetje ndaj grave, ndan edhe 2 milionë euro për fuqizimin e tyre

Në hapjen e fushatës 15 ditëshe për eliminimin e dhunës ndaj gruas, Qeveria e Kosovës i ka dalë në ndihmë financiare grave në biznes.

12:00
Superliga e Kosovës, dy ndeshje interesante në programin e sotëm

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante të përcaktuara për programin e ditës së mërkurë.

11:41
Kjo është limuzina 1.3 milionë paund e Kim Jong-Un (FOTO)

Ndërsa flitet shumë për vuajtjet dhe urinë e popullit të Koresë së Veriut, lideri King Jong-Un jeton mes luksit.

11:38
Dhimbja e Meghan Markle-it/ Dukesha humbi fëmijën e dytë

“Një dhimbje e papërshkrueshme”, Meghan Markle rrëfeu se ka humbur fëmijën e saj të dytë në muajin korrik, por për këtë ka vendosur të flasë vetëm tani.

11:35
Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për rolin e politikanëve në Raportin e Dick Marty

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020.

11:26
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

11:26
“Ju vrasës të mallkuar”/ Frikë në Berlin, makina përplaset me rrethimin e zyrës së Merkelit

Një makinë është përplasur me rrethimin e jashtëm të zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, duke ngjallur menjëherë shqetësim.

11:20
​124 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 19 në gjendje më të rëndë

124 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

11:19
U infektua me Covid-19/ Ndërron jetë në Itali mjeku Bledi Nini

Ka ndërruar jetë mjeku i mirënjohur Bledi Nini, i cili ishte infektuar me Covid-19 dhe gjendej për kurim në Itali.

11:13
COVID-19 në Gjermani/ Shënohen 410 viktima në 24 orët e fundit dhe mbi 18 mijë raste të reja

Vijon të rritet bilanci i Covid-19 nëpër botë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 410 viktima në Gjermani si pasojë e këtij virusi, duke shënuar kështu shifrën më të lartë të vdekjeve ditore që nga muaji prill.

11:11
Zyrtarët rusë në alarm/ Pengohet sulmi i ISIS-it në Moskë

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi njoftoi se ka arritur të shmangë një sulm terrorist në rajonin e Moskës dhe ka shpërbërë një celulë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që dyshohet të ketë qenë përgjegjëse për këtë akt.

11:09
‘Si mund të vlejë jeta sa një gol?’/ Video shokuese në një lokal, tifozët grumbull festojnë golin duke u përqafuar

Edhe pse në Shqipëri vijojnë të shënohen rekorde negative për infektimet dhe vdekjet e shkaktuara nga Covid-19, shumë persona vijojnë të sillen me papërgjegjshmëri duke thyer rregullat e vendosur për të frenuar përhapjen e virusit.

11:03
Rastet e koronavirusit në Fushë-Bulqizë, infektohen dy mësues

Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Fushe-Bulqizë.

10:49
Hoti: Ka humbur Trump? Ne do të zbatojmë marrëveshjen që firmosëm me të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se edhe pse Donald Trump nuk do të jetë më President i SHBA, marrëveshja e firmosur në Shtëpinë e Bardhë do të zbatohet.

10:44
Rama sjell historinë e një nga të shëruarve me COVID: Falë mjekëve po jetoj një jetë të dytë!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku një person i cili ka kaluar covid-19, rrëfen të gjithë përballjen e tij me virusin vdekjeprurës.

10:42
“Mezi presim të të takojmë”… Almeda Abazi sërish shtatzënë

Almeda Abazi Sayisman dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të dytë.

10:40
Pa maskë dhe me 11 vajza, mjeku më seksi në botë thyen rregullat e koronavirusit (FOTO)

Mjeku më simpatik dhe më i komentuar, Mikhail Varshavski, i njohur si Dr. Miki, po akuzohet gjerësisht në rrjete sociale për hipokrizi, pasi postoi disa fotografi, ku shfaqej duke festuar pa maska dhe pa distancim social për 31-vjetorin e tij.

10:39
Dibër/ Goditën dhe bënë për spital 17-vjeçarin, vihet nën hetim një nga autorët, në kërkim 4 të tjerë

4 persona janë shpallur në kërkim ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për dhunimin e një 17-vjeçari.

10:31
Tragjedia ndalet në kohë! Dhunoi dhe goditi me thikë motrën, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Ajo çka mund të përfundonte në një tragjedi dhe ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes është parandaluar në kohë në Kukës.

10:27
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e trajnerit të Kukësit, Skënder Gega niset drejt Turqisë

Trajneri i Kukësit Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë, për shkak të gjendjes së tij të rënduar pas infektimit me Covid-19.

10:23
Forcat e Azerbajxhanit fitojnë kontrollin e rajonit të dytë të kthyer nga Armenia

Forcat e Azerbajxhanit kanë hyrë në distriktin e dytë, nga tre në total sa do t’i dorëzohen Armenisë, në kuadër të marrëveshjes që u ka dhënë fund luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakut.

10:21
Liderja e Hong Kongut: Ligji për sigurinë kombëtare ka qenë efektiv

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam ka thënë se ligji i ri për siguri kombëtare i këtij qyteti, ka qenë efektiv në rikthimin e stabilitetit.

10:14
Burrel/ Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim

Mat- Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Burrelit.

10:11
Si kurrë më parë, Adrola Dushi del ‘topless’ (FOTO)

Adrola Dushi, një nga modelet më të suksesshme shqiptare vazhdimisht tërheq vëmendjen e fansave me fotot dhe videot e ndryshme që poston në rrjetet sociale.

10:07
Francë, më e keqja kaloi/ Macron-i: Të ruhemi nga vala tjetër

Franca nis këtë fundjavë lehtësimin e masave kundër pandemisë, duke përfshirë këtu dhe hapjen e disa dyqaneve, njoftoi presidenti Emmanuel Macron.

10:06
Kapet me 930 kg duhan pa faturë, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

Kukës- E. A. 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe është arrestuar nga policia për shkak se është kapur me një sasi prej 930 kg duhan, pa faturë shoqërimi. 

09:59
Lojëra fati/ Kontroll policor, procedohet pronari i një lokali në Elbasan

Një 56-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi në ambientet e lokalit të tij ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

09:59
Mbushën ‘Benz-in’ me emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Gjirokastër – Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë për shkak se akuzohen për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

09:58
Francë, shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusi në Francë ka tejkaluar shifrën 50 mijë.

09:54
Durrës/ Ngacmoi seksualisht 31-vjeçarin me probleme mendore, ndalohet 19-vjeçari

Durrës- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se ka ngacmuar seksualisht një 31-vjeçar.

09:52
Drejt Shtëpisë së Bardhë, Biden bën deklaratën e fortë: SHBA gati të përballet me kundërshtarët

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të martën se SHBA është “gati të udhëheqë botën, jo të tërhiqet prej saj,” duke sinjalizuar një kthesë të fortë nga strategjia “Amerika në plan të parë” e ndjekur nga Presidenti Trump gjatë katër vjetëve të fundit.

09:48
I dënuar në Italia/ Arrestohet 65-vjeçari me pistoletë me silenciator

Kavajë- Një 65-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kavajës, për shkak se është kapur me një pistoletë të pajisur me silenciator.

09:44
Njerëzit po postojnë “versionin 2020” të gjërave dhe rezultati është ky!

Shumëkush e ka cilësuar 2020-ën si një vit të tmerrshëm, duke veçuar ndër të tjera përballjen e mbarë globit me pandeminë Covid-19.

09:30
Paralajmërimi: Mbani maskat, një vaksinë mund të mos i japë fund krizës së koronavirusit

Pavarësisht pritjeve për qasje në vaksinë për koronavirus brenda disa javëve, Shteteve të Bashkuara dhe amerikanëve do t’iu duhen disa muaj – ndoshta edhe i tërë viti 2021 – përpara se gjërat t’i kthehen normalitetit dhe që njerëzit të mund të shkojnë nëpër kinema, të ndjekin një ndeshje basketbolli apo të përqafojnë gjyshen.

09:26
Pakistani regjistron mbi 3.000 raste të reja dhe 59 vdekje nga COVID-19

Në shenjë rritjeje të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), Pakistani ka regjistruar mbi 3.009 raste të reja për herë të parë në më shumë se katër muaj.

09:18
Në kërkim për “marrëdhënie seksuale me të mitur”, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Durrës – Një i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit. I arrestuari është Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë.

09:17
Para dhe Pas/ Ndryshimet drastike të këtyre 14 grave

Të dukurit bukur të mundëson vetëbesim; çka përmirëson cilësinë e jetës suaj.

09:05
Situata në Kosovë/ ​12 mijë e 864 raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të rasteve pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, numri i të infektuarve tashmë ka shkuar në 35 mijë e 549, ndërsa për shkak të këtij virusi kanë ndërruar jetë 939 persona.

09:00
Kosova/ Rezoluta KiE, depozitohet kërkesa për Komision të Posaçëm

Me iniciativën e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla është depozituar kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të marrë në shqyrtim të gjitha pretendimet e ngritura më rezolutën e KiE prej senatorit Dick Marty.

08:42
Besohet se gjenden trupa të shqiptarëve të vrarë/ Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Zyrtarët serbë nuk i kanë kushtuar vëmendje as lajmit për zbulimin e një varreze të re masive në Serbi, ku besohet se gjenden trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

08:39
Fotot/ Njerëzit e infektuar me Covid-19 tejmbushin spitalet në SHBA

SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë që të regjistrojnë shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus dhe po ashtu edhe të vdekur, për shkak të Covid-19.

08:37
Gjermania shtrëngon masat “për të shpëtuar” festat e fundvitit

Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedon të mërkurën me shefat e landeve për masat që duhen marrë për festat e fundvitit.

08:32
​Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

Sot nis fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit, fushatë botërore që organizohet çdo vit e cila fillon me 25 Nëntor, e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

08:28
Raportohet se Trump synon ta falë ish-këshilltarin Michael Flynn

Presidenti amerikan, Donald Trump synon të shfrytëzojë mundësinë e faljes së ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare, Micheal Flynn, i cili është deklaruar fajtor më 2017-ën për mashtrim të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth kontakteve të tij me rusët, kanë raportuar mediat amerikane.

08:25
23 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe

Sot, bëhen 23 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave policore serbe.