18:14
Policia e Kosovës: Ka ulje të krimit në vend
Policia e Kosovës, bazuar në realizimin e objektivave strategjike dhe planin e veprimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale, ka arritur rezultate pozitive në uljen e trendit të krimit, përfshirë uljen e veprave penale si grabitjet, vjedhjet dhe vjedhjet e rënda.