Beauty

“Beauty” është një nga rubrikat më të pëlqyera e të ndjekura të emisionit “E Diell”, e cila ka në fokus të bukurën dhe risinë.

Konkurrenca mes personazheve është më evidente, por edhe debatet gjithashtu.

Gjatë puntatës të ditës së sotme, Anxhi dhe Malvina debatuan për një mesazh irritues, u zgjodh puna më pak e mirë në ‘Make Up’ si dhe historia e dhimbshme e Denisit.

Puna më pak e mirë në ‘Make Up’ është puna e Trejsit. Ndërsa, tek puna më pak e mirë në ‘Parukeri’ nuk është zgjedhur asnjë konkurrent, për shkak sepse të gjithë  janë në të njëjtin nivel.

Suela Cango tha se puna më pak e mirë në ‘Make Up’ është e Trejsit, ndërsa si punët më të mira janë të Malvinës dhe Anxhit.

“ Punët më pak të mira janë Trejsi dhe Esma. Çdo detaj vlen qoftë edhe një detaj tek dora dhe është një punë shumë e bukur nga Anxhi dhe Ermelao. Esma ka punuar shumë mirë më vjen shumë natyrshëm. Trejsi ka bërë një punë jashtëzakonisht të bukur. Puna e Valterit një punë shumë e bukur. Malvina ka bërë një punë të punuar me detaje dhe ishte kreative. Punët më të mira janë të Malvinës dhe Anxhit. Puna më pak e mirë është e Trejsit”, tha Suela.

Daniela Kapo tha se për punën më pak të mirë në ‘Parukeri’ nuk do zgjidhet asnjë konkurrent për arsye se janë të gjithë pak a shumë në të njëjtin nivel. Puna më e mirë janë Ermelao dhe Anxhi.

“Për sot nuk mendoj se kam 2 punë më pak të mira. Jemi pak a shumë në të njëjtin nivel. Një punë e bukur dhe e kujdesshme e Valentinës. Trejsit shumë e bukur puna. Tema e Valterit një temë që ndihet. Denisi dhe Malvina kanë punuar shumë bukur. Puna më e mirë janë Ermelao dhe Anxhi.”, tha Daniela.

Gjithashtu, Malvina dhe Anxhi kanë debatuar për një story të nxjerrë nga kjo e fundit me shprehjen se një profesionist duhet të punojë me profesionalizëm dhe të ketë etikë

 “Kur mbaroi spektakli Daniela nxjerr story dhe thotë që një profesionist duhet të punojë me profesionalizëm dhe të ketë etikë, dhe tani të bësh dallimin nga një ekstrem në tjetrin kur këtu në Beauty siç e quajmë veten profesionistë nuk kanë etikë mua nuk më duket me vend, dhe këtu nuk po shoh etikë. Vetëm një i ka ofenduar konkurrentët  Të kam ndihmuar në sfida dhe në çdo gjë që më ke kërkuar. Një herë të vetme që e kam ndihmuar Anxhin ka qenë kur ma ka kërkuar produksioni”, tha Malvina

Anxhi tha se ajo është shumë e drejtpërdrejtë dhe Malvina e nis debatin në çdo puntatë që mund të jem kapur unë në sharje dhe ofendime që kam bërë dhe ju kërkoj falje se në të vërtetë as mua nuk më pëlqen vetja si jam shfaqur, por ama e ka kërkuar vetë sepse më ka acaruar mua dhe ka ikur duke thënë ‘O çfarë tha, o çfarë bëri, jo po mu më sheh burri, kështu që nëse e nis debatin përfundoje, kur nuk është e aftë të bëjë debat mos t’i hapi.

“Nëse Malvina nuk është për debate nuk është për tër të tilla gjëra se këtu jemi në reality show dhe normalisht disa njerëz kanë nerva më pak dhe disa më shumë. Nëse nuk ka dashur të zihet sidomos kur jua kam shpjeguar të gjithëve se unë kam nerva dhe shpërthej, ku nuk mundem t’i kontrolloj sepse këtë karakter kam ama nuk jam e keqe. Malvina e hedh gurin dhe fsheh dorën, e nis debatin në çdo puntatë që mund të jem kapur unë në sharje dhe ofendime që kam bërë dhe ju kërkoj falje se në të vërtetë as mua nuk më pëlqen vetja si jam shfaqur, por ama e ka kërkuar vetë sepse më ka acaruar mua dhe ka ikur duke thënë ‘O çfarë tha, o çfarë bëri, jo po mu më sheh burri, kështu që nëse e nis debatin përfundoje, kur nuk është e aftë të bëjë debat mos t’i hapi”, tha Anxhi.

Top Channel