Ambasadorja e SHBA-së mesazh të fortë grave sipërmarrëse: Keni mundësinë për të shkruar një histori të re

20/12/2020 17:56

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë për  gratë gjatë ceremonisë së çmimeve për klasën e parë të të diplomuarave në Akademinë e Grave Sipërmarrëse (AWE).

Ajo tha se këto gra dhe ato që do të fuqizohen nesër do të bëhen forca lëvizëse për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë.

“Juve do të fuqizoheni nesër, keni një mundësinë për të shkruar një histori të re grash të fuqishme sipërmarrëse, të cilat bëhen forca lëvizëse për një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë”, tha Kim.

Organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, AWE Albania është pjesë e një programi të Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili u jep grave sipërmarrëse aftësitë, burimet dhe rrjetet e duhura për të nisur dhe ngritur biznese të suksesshëm.

Top Channel