Shteti me popullatën më të madhe në Australi ka njoftuar kufizime të reja për zonën e Sidneit në një përpjekje për të vënë nën kontroll një shpërthim të ri të koronavirusit.

Mbledhjet mes familjeve do të kufizohen në maksimumi 10 persona dhe ato në hotele e restorante në maksimumi 300 deri të mërkurën. Banorëve ndërkohë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. rastet u zbuluan në zonën e plazheve veriore të Sidneit që hyri në një izolim pesë ditor të shtunën.

Që atëherë, banorët e Sidneit kanë nxituar të largohen nga qyteti për të kaluar krishtlindjet diku tjetër. Mijëra njerëz kanë udhëtuar nga qyteti në New South Wales, në shtetin fqinj të Viktorias.

Duke reaguar, viktoria tha se do të mbyllë kufijtë për banorët e Sidneit nga mesnata. Nëse do të duan të kalojnë kufirin, atëherë njerëzit do të përballen me një karantinë 14 ditore. Shteti i Australisë jugore ka thënë po ashtu se të ardhurit nga Sidnei do ti nënshtrohen karantinës.

Ndërsa personat që kanë qenë në zonën e plazheve veriore do të ndalohen plotësisht. Deri të mërkurën, Australia kishte regjistruar vetëm një infektim të brendshëm. Vendi që konsiderohet relativisht një histori suksesi në pandemi ka regjistruar 28 mijë infeksione dhe 908 viktima në total.

Top Channel