SHBA po monitoron llojin e ri të virusit në Britani

20/12/2020 18:25

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë po monitorojnë llojin e ri të COVID-19 që është shfaqur në Britani të Madhe.

Sipas shefit të Shërbimit Shëndetësor Ushtarak Amerikan, Jerome Adams çdo mutacion tregon se njerëzit duhet të vazhdojnë të mbrojnë veten nga virusi i ri i COVID ndërsa presin vaksinimin.

“Viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës. Nëse ky është një mutacion që është më ngjitës, kjo do të thotë se duhet të jemi gjithnjë e më të kujdesshëm ndërsa presim të vaksinohemi”,  tha Adams për CBS News.

Top Channel