“N’Fermë”/ Ylli Baka rrëfen marrëdhënien e tij me Bes Kallakun dhe Ceken

20/12/2020 14:40
Ylli Baka

Në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” të ftuar ishin Ylii Baka, Ermal Mamaqi, Fatma Haxhialiu, Irgen Çela dhe Albani i cili është vëllai i Dr.Florit.

Personazhet e famshëm u mblodhën së bashku në fshatin e Farkës për të pasur një eksperiencë ndryshe duke u marrë me pjesë të ndryshme të punëve të fshatit si psh. kapja e gjelave të detit, përgatitja me baltë, mbledhja e deleve dhe dhive, gjithashtu edhe pastrimi i sobës me dru.

Ylli Baka foli për marrëdhënien e tij me Besin dhe Ceken, po ashtu edhe për punën e tij në Greqi ku ka vjelur ullinj dhe fitimin e tij nga kjo punë.

“Besi është me Ijen, janë shpërndarë të gjithë Cekja më ka ikur në berat, po çfarë ju punonte ullinjve. Kam punuar në minierë, kam punuar edhe në ndërtim me një shok timin në 93, një muaj por nuk punonim dot ikëm dhe shkuam përsëri në Athinë, vajtëm për të punuar por nuk ishim mësuar me punë dhe dita ka qenë shumë pak ku dita ishte 4 mijë”, tha Ylli Baka.

Top Channel