Goditën për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së/ Arrestohet 54-vjeçari në Vlorë, djali i shpallet në kërkim

20/12/2020 13:23

Një 54-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, si dhe është shpallur në kërkim djali i tij, pasi goditën punonjësit e OSHEE-së për shkak të detyrës.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale P. C, 54 vjeç dhe Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, të cilët goditën fizikisht për shkak të detyrës punonjësit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.

Po kështu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel