Elon Musk, është një nga yjet e fundit të profilit të lartë të teknologjisë që ka braktisur Silicon Valley ndërsa pandemia ka shtyrë drejt punës në distancë dhe polarizimi politik ka prekur qendrën e industrisë teknologjike.

Silicon Valley ka qenë epiqendra e industrisë teknologjike për dekada, duke filluar në 1938 kur Bill Heëlett dhe David Packard nisën punën në një garazh në Palo Alto.

Por e gjithë kjo mund të jetë duke ndryshuar dhe prova më bindëse e kësaj duket se është kjo; një kompani pasardhëse e tyre, Hewlet Packard Enterprise, do ti zhvendosë zyrat qendrore në Teksas. Ndërsa të premten, një tjetër kompani autoktone e silicon valley, Oracle, njoftoi planet ti bashkohet asaj duke thënë se do ti zhvendosë zyrat qendrore në Austin. Dhe Elon Musk, pasi njoftoi javën e kaluar zhvendosjen, e bëri tani atë realitet pasi shiti shtëpitë e tij në Bel Air, më herët këtë vit.

Lëvizje të tilla janë të pritshme në një kohë të tillë pandemie kur njerëzit punojnë nga shtëpia. Disa kompani teknologjike kanë thënë se do ti japin punonjësve mundësinë e punës përherë nga shtëpia edhe kur pandemia të përfundojë. Por, zhvendosja e shtabeve qendrore të korporatave, themeluesve të kompanive dhe investitorëve të mëdhenj, po sinjalizon një diasporë korporatsh të industrisë teknologjike dhe atë që disa po e quajnë, eksod teknologjik nga Silicon valley.

Top Channel