“N’Fermë”/ Fatma Haxhialiu rrëfen ndryshimin e saj pas lindjes së djalit: Lindja e djalit më ka ndryshuar shumë

20/12/2020 14:58
Fatma Haxhialiu

Në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” të ftuar ishin Ylii Baka, Ermal Mamaqi, Fatma Haxhialiu, Irgen Çela dhe Albani i cili është vëllai i Dr.Florit.

Fatma Haxhialiu foli për lindjen e djalit të saj dhe për familjen e cila u shpreh se familja është pika e saj më e dobët dhe se gjëja më e bukur kur ka qenë fëmijë ka qenë pjesa kur prindërit e telefononin për të dikur se ku është ose se çfarë po bënte, duke u shprehur se prindërit nuk kanë nevojë për një darkë fancy, por për kohën tonë fizike dhe nëse ti ske kohë për prindërit për kë do kesh kohë.

“ Jam bërë më e butë dhe i mendoj më shumë gjëra por kam përshtypjen se është mosha, duke u rritur kam përshtypjen se merr përgjegjësi dhe jep më shumë peshë çdo fjale që thua, ne vërtetë sjellim në jetë një fëmijë por fëmija nuk kshtë i imi, por i vetes vet dhe unë mundohem që tani që është i vogël të jetë koshient në veten e tij që do të thotë të respektojë pëlqimet e veta duke filluar që nga gjërat më thjeshta që është dekori i dhomës, fëmijët marrin vesh dhe nëse ne i trajtojmë sikur ata smarrin vesh i bie që ata sdo marrin vesh kurrë. Familja është pika ime e dobët, gjëja më e bukur është kur jemi të vegjël që na marrin në telefon dhe na pyesin dhe prindërit nuk kanë nevojë për një darkë fancy, por për kohën tonë fizike dhe sa herë ke mundësi një vizitë 5 min dhe nëse ti ske kohë për prindërit për kë do kesh kohë”, tha Fatma.

Top Channel