“Shiko Kush LUAN”/ Deputetja Dude Balje zbulon nëse i ka të pasmet operacion plastik!

20/12/2020 17:12

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën një nga të ftuarat ishte edhe deputetja e njohur nga Kosova Dude Balja.

Sfidës “Ndaje ose tundu” nuk mund t’i shpëtonte edhe Dude, e cila u dha një shpjegim të gjithë “gojëve të liga” që e akuzojnë se ka bërë operacion plastik të pasmet e saj.

Pyetjes nëse i ka bërë operacion plastik apo jo, të pasmet deputetja iu përgjigj pa problem duke thënë se nuk është e vërtetë, por nuk është kundra ndërhyrjeve në trup dhe mbase në një të ardhme do mund të të bëjë një të tillë.

Top Channel