“N’Fermë”/ Alban Kondi rrëfen kohët e koncerteve me grupin muzikor ‘Produkt-28’

20/12/2020 15:08
Alban Kondi

Në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” të ftuar ishin Ylii Baka, Ermal Mamaqi, Fatma Haxhialiu, Irgen Çela dhe Albani i cili është vëllai i Dr.Florit.

Alban Kondi i cili ka qenë pjesë e grupi ‘Produkt 28’, ku gjithashtu është edhe vëllai i Dr. Florit ka rrëfyer një ndër eksperiencat e tij në Himarë së bashku me grupin, gjithashtu ka folur edhe për gjyshen e tij i cili shprehet se ajo i jepte studios aromën e familjes.

“ Kemi qenë kohë fushate bëhet fjalë nga viti 2005 dhe një natë kështu aksidentalisht përfundojmë në Himarë nuk e marr vesh sesi dmth dhe në një moment na humb Fabi dhe dalim duke e kërkuar nëpër hotel dhe si përfundim vjen pronari i hoteli e thotë hajde se e gjeta, kishte hipur në çati dhe kishte marrë flamurin shqiptar duke thënë Shqipëri Etnike, jam shqiptar dhe kam ardhur për të mbrojtur territorin shqiptar. Paço ishte ajo gjyshja tradicionale gjirokastrite njeriu i veçantë ku i jepte studios aromën e familjes”, tha Albani.

Top Channel