E premte, 26 Mars 2021
15:33
Rama drekë me peshkatarët: S’kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Portin e Durrësit ditën e sotme së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi.

15:30
Luran Ahmeti humb jetën nga Covid/ Aktori shqiptar nga Shkupi, 46 vjeç, nuk i mbijetoi dot infektimit

Aktori shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare për shkak të Covid 19, i shtruar në Klinikën Infektive në Shkup.  

15:28
Rivalët e Shqipërisë, në krye del Anglia, shënoi 5 gola në ndeshjen me San Marinon

Në grupin ku ndodhet përfaqësuesja jonë, me tre pike,aq  sa kuqezinjtë, por në vendin e parë është përfaqësuesja e Anglisë, falë golavarashit 5-0 që arriti në fitoren e ndeshjes së parë me kundërshtarin më të dobët të grupit, në letër, si San Marino.

15:25
Nesër nis vaksinimi me Sputnik/ Mjekët e familjes po lajmërojnë  të moshuarit

Ndonëse ka nisur lajmërimi i të moshuarve për tu paraqitur për vaksinim, ministrja e shëndetësisë  ka qenë në institutin e shëndetit publik ka parë se i po ruhen vaksinat e siguruara deri më tani  si Pfizer, Sputnik ,Astrazenca dhe ajo kineze që mbërriti një ditë e cila mund të ruhet në temperatura 2 deri në 4 gradë celcius njëlloj me vaksinën e gripit.

15:24
Diaspora dërgoi një miliardë euro në Kosovë/ Shifra është sa gjysma e buxhetit të shtetit për një vit

Remitencat nga diaspora në Kosovë kanë shënuar rekord gjatë periudhës një vjeçare të pandemisë.

15:24
Teste kush hyn në Gjermani/ Hyn në fuqi mesnatën e së dielës

Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, 28 mars.

15:22
Pamje të rënda të aksidentit hekurudhor me 32 të vrarë e 60 të plagosur në jug të Egjiptit (fotot)

Dy trena pasagjerësh janë përplasur sot në jug të Egjiptit duke lënë dhjetra të vdekur e shumë të plagosur teksa disa vagonë dolën jashtë binarëve.

15:18
Klodian Rasha, “vrasje me dashje”/ Del në gjyq polici i akuzuar  Nevaldo Hajdaraj

Vrasja e Klodian Rashës nuk ishte vrasje ne kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, por ishte vrasje me dashje e kryer nga polici Nevaldo Hajdaraj.

15:17
Roja nuk është gjetur ende/ Vijojnë kërkimet në magazinën e djegur në Tiranë

Asnjë gjurmë nuk është gjetur ende e Arjan Salës, rojes së magazinës që u përfshi nga flakët 3 ditë më parë.

15:13
Lagjia e re në Spitallë/ Kryeministri inspekton projektin për 1 mijë apartamente të reja për Durrësin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, ku inspektoi vijimin e procesit të vaksinimit si dhe rindërtimin.

15:10
‘Suezi’ ndikon dhe në Shqipëri/ Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina

 “Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale.

15:08
Basha fushatë në Tiranë/ Takon banorët në kryeqytet

Kryetari i PD-së ditën e sotme ka zhvilluar disa takime me banorë të Tiranës.

15:05
Rama fushatë në rrugët e Durrësit/ Takime me banorët dhe biseda me të dëmtuarit nga tërmeti

E dyta ditë e fushatës elektorale e gjeti kryesocialistin Edi Rama njëherazi kandidat,  në qytetin e Durrësit duke zgjedhur një ecje të gjatë e përshëndetje me njerëzit.

15:04
KQZ gjen 28 kandidatë problematikë/ I kërkon Prokurorisë verifikim listën e kandidatëve nga të gjitha partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjeroi listën e dërguar në Prokurori për hetime të thelluara me  16 emra te rinj duke e çuar në total në 28 numrin e kandidatëve problematikë. 

14:57
Egjipt/ 32 persona të vdekur në një aksident hekurudhor

Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së dy trenave në jug të Egjiptit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.

14:52
Çështja e të pagjeturve/ Kurti: Prioritet në raportet me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në raportet me Serbinë, çështja e të pagjeturve do të jetë përparësi.

14:49
Të bën dru?! Nutricionistja shpjegon efektet anësore të çajit matcha

Pak ditë më parë, në emisionin “Për’puthen”, opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin, se ‘drogon’ konkurentët duke i dhënë një çaj, që i bën të dalin nga vetja.

14:40
Blinken ‘lë’ Evropën/ Konfirmohet partneriteti mes SHBA dhe BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundoi vizitën treditëshe në Bruksel, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis aleatëve.

14:29
Liberalizim të vizave/ Kërkesa e Turqisë për BE

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të marrë veprime “konkrete dhe konstruktive” në lidhje me marrëveshjen për migrantët dhe liberalizimin e vizave.

14:28
Hapet për  qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës

Një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës është hapur për qarkullimin e automjeteve.

14:21
Ora ligjore, akrepat prapa/ Do të flemë një orë më pak, por dita zgjatet

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn në fuqi ora ligjore.

14:00
Shkelën rregullat, policia rrugore 1752 gjoba, 92 pezullime patentash

Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.

13:43
Shpëtoi 25 persona nga zjarri në qendrën tregtare, pas 45 orësh, ende asnjë shenjë nga Arjan Sala

Arjan Sala ishte në krye të detyrës, kur ra zjarr në magazinën e nëndheshme të qendrës tregtare, dy ditë më parë.

13:36
Veliaj e nis fushatën nga Njësia 5: Parking-mitingu i PD-së, si varrezë makinash, në kundërshtim me rregullat e Covid-19

Fushata elektorale këtë herë do jetë ndryshe. Kjo u duk qartë edhe në hapjen e djeshme të fushatës elektorale të Partisë Socialiste, mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej”.

13:25
“Po kalon njishi” Rama në Durrës, batuta me qytetarët: Në foto me kryeministrin, fotografe kryetaren e bashkisë, burrin po se po, ça do më?

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, ku inspektoi vijimin e procesit të vaksinimit si dhe rindërtimin.

13:20
Po shpërndante picat me motorr, makina përplas 29-vjeçarin në Fier

Një shpërndarës picash, që drejtonte një motorr është përplasur më një makinë tip “Golf”, në Fier

13:14
Thyerje e masave anticovid/ 1316 qytetarë të gjobitur në 48 orë

1316 qytetarë janë gjobitur për thyerje të masave anticovid gjatë 48 orëve.

13:01
Tre fshatrat pa drita/ Në Kallmet, banorët kërkojnë energji të rregullt

Rrjet i amortizuar, mungesë të energjisë elektrike, luhatje të tensionit, këto janë problematikat më të cilat përballen prej vitesh banorët e tre fshatrave të njësisë administrative të Kallmetit.

12:59
Yuri Kim: SHBA po ju vëzhgon/ Paralajmërohen masa kundër atyre që pranojnë, nxisin dhunën e shkelin ligjin zgjedhor

Ndezja e motorëve elektoral nga partitë politike ka prodhuar një deklaratë të Ambasadës amerikane me një paralajmërim të fortë për ata që mund të çojnë ndërmend apo kanë në plan ideimin dhe nxitjen, e akteve të dhunshme në procesin zgjedhor.

12:42
Presidenti i PES, Stanishev letër Ramës: Janë bërë reforma të thella nga PS dhe lidershipi juaj! Keni ekip energjik për 25 prillin

Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, në të cilën ka vënë theksin te rëndësia e zgjedhjeve të 25 prillit.

12:39
Gjykata e Tiranës heq masën “Pezullim nga detyra” për ish zv.drejtorin e OFL

Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” Artan Shkëmbit, ish zv.drejtorit të OFL.

12:37
Papa Françesku zgjedh një shqiptare, për postin e rëndësishëm në Vatikan

Ati i Shenjtë emëroi profesoreshën  e Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas, Dr. Roza Pati, për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor.

12:30
Kreshnik Ajazi zgjidhet në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Kreshnik Ajazi është zgjedhur nga KLP në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për një mandat 3 vjeçar.

12:28
Rama në Spitallë, ironi me PD: S’jemi të zotë të rregullojmë cilësinë e diellit, por nuk do ketë vatra kancerogjene si të tyret

Lagjja e re në Spitallë është një kantier i madh ku punohet papushim. Një qytezë e vërtetë, ku në përfundim të punimeve do të ketë rreth 1000 apartamente për 4000 banorë. Kryeministri Edi Rama e vijoi inspektimin pikërisht në këtë kantier ku punimet aktualisht po zhvillohen për ndërtimin e infrastrukturës.

12:24
Elizabeta Imeraj zgjidhet në krye të Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Prokurorja Elizabeta Imeraj është zgjedhur nga KLP në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

12:17
Koreja e Veriut e pranon: Lëshuam raketa balistike/ Vjen dënimi i SHBA-së

Shtetet e Bashkuara dënuan lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut, duke thënë se ato shkelin rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se “kërcënojnë rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar”.

12:10
BE presion Astrazeneca-s: Të përmbushë premtimet, ne nuk jemi naivë

Prodhuesi i vaksinave kundër koronavirusit, AstraZeneca duhet t’i përmbushë premtimet për furnizimin e Bashkimit Evropian, përpara se të dërgojë doza gjetkë, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

12:03
Rama: Shndërrimi i Porto Romanos, ja pse na duhet mandati i tretë

Në Porto Romano, transformimi i vatrës gjysmëshekullore të plehrave të Durrësit është drejt fundit. EkoParku që po zë vendin e vatrës së plehrave do të jetë një pikë atraksioni, jo vetëm për qytetarët e Durrësit.

11:58
Manastirliu inspekton kushtet e ruajtjes së vaksinave në ISHP: Nga e diela nisim vaksinimin masiv

Tiranë, 26 Mars – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manatirliu, gjatë ditës së sotme ka inspektuar kushtet e ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik.

11:42
Zgjerohet lista e kandidatëve për deputetë që do kalojnë në sitën e drejtësisë (Emrat)

Lista e kandidatëve për deputetë të partive politike që do t’i nënshtrohen verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme është zgjeruar.

11:35
Përdhunoi dhe la shtatzënë vajzën me probleme të shëndetit mendor, 8 vite burg për Edi Bushin

56-vjeçari, Edi Bushi është dënuar me 8 vite burg, pasi është shpallur autori i përdhunimit të një vajze me probleme të shëndetin mendor.

11:29
FOTOLAJM/ “Cilin të votosh Edin e babëzitur apo Lulin e dremitur”, qytetari me pankartë

Vetëm 30 ditë kanë ngelur për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa një ditë më parë u hap fushata nën masat anticovid.

11:28
Panik në Paskuqan/ Ballkoni i shkollës merr flakë

Për shkak të një mase te automati, ballkoni i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan është përfshirë nga flakët.

11:17
Anija gjigante bllokon kalimin në Kanalin e Suezit/ Pamjet satelitore mbi Detin e Kuq

Pamje satelitore mbi Detin e Kuq janë publikuar, të cilat tregojnë anijet që presin për të kaluar në Kanalin e Suezit të bllokuar nga një anije gjigante.

11:17
Me kokën ulur! Nevaldo Hajdaraj kalon në gjykim për vrasje me dashje, i kërkon falje babait të Klodian Rashës

Efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ka kaluar në gjykim për akuzën vrasje më dashje të të riut Klodian Rasha.

11:08
“Regjistrohuni në census”/ Rama apel shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Nga kjo varet fuqia juaj kushtetuese atje, mos harroni gjakun shqiptar të nënës dhe babit

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqdonisë së Veriut që të regjistrohen ‘online’ në censusin e popullsisë.

11:03
Aksident rrugor në Fier, bllokohet hyrja për në qytet

Dy makinat janë përplasur me njëra tjetrën,  ndërsa kanë goditur edhe një tjetër automjet, në Fier. 

11:00
22 vite nga masakra e Krushës, Balla: Një zot e di pse Basha refuzon t’ia kthejë drejtësisë kasetën filmike

Sot bëhen 22 vite nga masakra dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve të Krushës së Madhe.

10:48
Këtyre njerëzve natyra u ka falur tipare të veçanta, që i bën të duken unik (Fotot)

Të gjithë kemi karakteristikat dhe tiparet tona që na bëjnë unikë dhe të papërsëritshëm.

10:45
Tre ditë në kërkim të rojes, Arjan Sala ende nuk gjendet. Nga magazina vijon të dalë tym

Sot bëhet dita e tretë e kërkimit të 31-vjeçarit, Arjan Sala roje pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, i cili u zhduk nën flakët që përfshinë një magazinë në katin -1.

10:41
Shqyrtimi i padisë së PS ndaj KAS për listat e PD-së do mbahet më 31 mars

Padia e Partisë Socialiste ndaj vendimit të KAS për listat e koalicionit Partia Demokratike- Aleaca për Ndryshim  do të shqyrtohet në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor më 31 mars në orën 11:00.

10:32
Artisti i famshëm Reshat Arbana merr vaksinën anticovid

Procesi i vaksinimit vijon në vendin tonë dhe në Tiranë ka marrë dozën e parë edhe artisti Reshat Arbana.

10:22
Tornado dhe stuhi të forta në Alabama, të paktën 5 humbje jete

Tornado që përfshiu Calhoun County, në Alabama, të enjten, i ka marrë jetën të paktën 5 personave.

10:15
Mianmar, rritet në 320 numri i viktimave në protestat kundër grusht shtetit

Është rritur në 320 numri i personave që kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj atyre që protestojnë kundër grushtit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur.

10:09
Nis vaksinimi i pedagogëve në Durrës, 52% e tyre pranojnë të marrin vaksinën anti Covid

Sot nis vaksinimi i stafit akademik të universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

10:00
Sot seanca paraprake për Nevaldo Hajdaraj, babai i Klodian Rashës në gjykatë

Sot do të zhvillohet seanca paraprake për Nevaldo Hajdaraj, efektivin që vrau më 8-dhjetor të riun Klodian Rasha.

09:56
Mbante automatik në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shijak

Një 46-vjeçar është arrestuar në lagjen “Kodër” të Shijakut pasi iu gjet një automatik në banesë.

09:45
Drejtuesit e rrjeteve socialeve përballje 6 orëshe mbi lajmet e rreme dhe ndikimin e sulmeve ndaj Capitol

Shefat ekzekutivë të kompanive Facebook, Google dhe Twitter u përballën me pyetje të vështira nga ligjvënësit amerikanë, për rolin e këtyre firmave në trazirat në Kongres, më 6 janar, dhe dështimin për të kontrolluar përhapjen e dezinformatave.

09:43
Meksikë, shkon në mbi 200 mijë numri i viktimave nga COVID

Ka shkuar në mbi 200 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi më i prekur në mesin e vendeve të Amerikës Latine.

09:41
Shiste fara kanabisi dhe doza të gatshme për konsum, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Një 36-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi është kapur me lëndë kanabisi.

09:30
“Dëgjuam të bërtitura, u tronditëm”/ Fqinjët flasin për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar në Londër

21-vjeçari shqiptar, Renato Geci u qëllua për vdekje me thikë nga një 31-vjeçar në Londër. Autoritetet angleze kanë vënë në pranga për autorit të dyshuar edhe një grua, e cila akuzohet se e ndihmoi.

09:21
SHBA dënon lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut

Shtetet e Bashkuara dënuan lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut, duke thënë se ato shkelin rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se “kërcënojnë rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar”.

09:16
Brazili shënon rritje rekord të rasteve ditore me COVID

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit dje raportoi mbi 100 mijë raste të reja të koronavirusit (COVID-19) për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në këtë vend.

09:12
“Imagjino sikur Dash Shehi të linte rakinë, sikur Mona të mos shihte më filxhan”/ Rama poston videon meme

Fushata nisi dje dhe tashmë do të shohim akuza dhe kundër-akuza të palëve.

09:11
Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës, ambulanca me të sëmurin ngec në rrugë

Që në orët e para të mëngjesit, hyrja e Tiranës vijon të ketë një trafik tejet të rënduar.

09:02
Samiti i BE: Certifikata e vaksinimit po vjen! Po vaksinat?

Kur të jenë vaksinuar të gjithë në BE ndaj COVID-19, kjo duhet të dokumentohet në një certifikatë, që personi mund ta paraqesë nëse i kërkohet. Por në fakt aktualisht vaksinat janë një mall jo i lehtë për t’u poseduar.

08:50
Durrës/ Në pranga babë e bir, u kapën me kokainë (emrat)

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje dhe trafikim të drogave të forta.

08:40
Meta apel institucioneve për zjarrin te magazina: Kërkoni ndihmë te vendet partnere

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë me shpejtësi për situatën e krijuar të një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë, ku ende nuk dihet fati i një të riu. Meta u ka bërë thirrje të lënë aktivitetin politik dhe të bëjnë detyrën.

08:35
COVID-19/ Humb jetën shkencëtari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e 25 marsit në moshën 56-vjeçare fizikani dhe njeriu i shkëlqyer, profesori i talentuar i Universitetit të Tiranës, akademiku i asociuar Artan Borici, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

08:30
BE kërkon nga AstraZeneca t’i përmbushë premtimet

BE kërkon nga AstraZeneca t’i përmbushë premtimet

08:22
“Kartolina nga dy botë”/ Rama publikon foto nga çelja e fushatës elektorale të PS dhe të PD

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje të takimeve të djeshme të opozitës dhe Partisë Socialiste, që shënjuan hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

08:16
Tiranë/ Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, ja çfarë kanë bërë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

08:06
9.5 miliardë dollarë dëm në ditë, ekspertët paralajmërojnë: Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit efekte të mëdha në ekonominë globale

Anija gjigande e cila është bllokuar në kanalin e Suezit ka bllokuar anijet e tjera duke shkaktuar një dëm prej 9.5 miliardë dollarë në ditë. Ky bllokim do të shkaktojë një ndikim të madh në ekonominë botërore, paralajmërojnë ekspertët.

07:50
Edhe në pandemi, emigrantët nuk i braktisën familjet, sollën 673 mln euro në 2020-n

Kriza e shkaktuar nga pandemia dhe pasojat që solli ajo, duket se i kanë bashkuar më shumë familjet me njëra tjetrën, ndonëse fizikisht larg.

07:29
Diell dhe temperatura deri në 14 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

07:09
Collins: Hezitimi ndaj vaksinave, mund të zgjasë pandeminë

Drejtori i Institutit amerikan të Shëndetit Kombëtar Francis Collins tha të enjten se personat që hezitojnë të marrin vaksinat kundër COVID-19 mund të kontribuojnë në zgjatjen e pandemisë.

06:51
Çfarë ndodh me trupin kur konsumoni peshkun ton?

Peshku ton i konservuar, jo vetëm që është shumë i shijshëm, por përmban gjithashtu shumë vlera ushqyese. Atë mund ta shtoni lehtësisht në gatimet tuaja, si për shembull tek makaronat, sanduiçët dhe sallata.

06:32
Sallata shëruese me kastravec dhe hudhër, ul kolesterolin dhe tensionin e lartë

Sipas Shoqërisë Amerikanë të Shëndetit të zemrës çdo vit e më shumë po shtohen rastet e personave të prekur nga hipertensioni. Përveç mjekimeve, një rol të rëndësishëm luan dhe ushqimi që konsumoni në parandalimin apo trajtimin e kësaj sëmundjeje.

06:06
Mënyrat natyrale për trajtimin e mykut në lëkurë

Myku i lëkurës është një infeksion i pakëndshëm që shkakton djegie dhe kruarje të lëkurës. Ky infeksion pushton keratinën e vdekur, një proteinë që gjendet tek lëkura, thonjtë dhe flokët, dhe mund të shfaqet në zona të ndryshme.

05:30
Izrael/ Zgjedhjet e 4 në 2 vite, Netanyahu kërkon fitoren

​Izraelitët po votojnë në zgjedhjet e katërta kombëtare në dy vjet, të cilat shumë kanë frikë se do të çojnë përsëri në një koalicion qeverisës të paqëndrueshëm.

05:05
Biden: 200 milionë doza të vaksinës kundërCOVID-19 në 100 ditët e para

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha sot se po vendos një qëllim të ri, i cili është 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në Shtetet e Bashkuara në njëqind ditët e para në Shtëpinë e Bardhë.

04:45
Biden: Tërheqja nga Afganistani deri më 1 maj, e vështirë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në konferencën e tij të parë për shtyp, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani deri më 1 maj është e vështirë.

03:46
Shifrat mbeten të larta, shkon në mbi 30 milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 545.282, prej të cilëve 1.433 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

02:44
Blinken takon Borrell, SHBA dhe BE rrisin monitorimin ndaj Ballkanit

Perspektiva evropiane për Ballkanin Perëndimor mbetet një përparësi për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit që ka pasur të mërkurën në Bruksel me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken.

02:22
Covid-19 ikën në 2022, Bill Gates rrëfen ‘planin’ e pandemisë

Bill Gates bën një tjetër deklaratë të fortë për koronavirusin. Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, vlerëson se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet deri në fund të 2022-shit.

01:59
Ekspertët garanci për vaksinat/ Efektet anësore serioze pas vaksinimeve janë ende një përjashtim absolut

Efektet anësore serioze pas vaksinimeve kundër koronavirusit janë ende një përjashtim absolut. Pas pothuajse nëntë milionë vaksinimesh, Instituti Paul Ehrlich (PEI), përgjegjës për sigurinë e vaksinave në Gjermani, përmendi një kuotë prej vetëm 0.3 problemesh të rënda për 1000 doza vaksinash.

01:26
PD e nis fushatën me miting/ Qindra militantë në shesh, 472 makina bllokojnë bulevardin. Basha: Ndryshimi po vjen

Çelja e fushatës të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim ishte menduar t’i ngjante modelit të presidencialeve amerikane, por simptatizantët e opozitës dolën nga skenari.

01:01
PS, fushatë vetëm me kandidatët/ Rama: PD vuri partinë mbi shëndetin e njerëzve! Dhëndri u vonua 1 orë

Partia Socialiste nisi zyrtarisht rrugëtimin drejt 25 Prillit në kërkim të mandatit të tretë. Socialistët ishin kujdesur të respektonin rregullat anticovid.

00:44
Juve, Zidane në stol nëse largohet Pirlo

Jo vetëm Cristiano Ronaldo. Juventusi dhe Real Madridi janë gati të ndezin sesionin e ardhshëm të merkatos. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në fakt, bardhezinjtë janë duke menduar për Zinedine Zidane, në rast largimi të Pirlos. Trajneri i Realit të Madridit, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2022, preferon të mos japë garanci për të ardhmen e tij. Në konferencën e fundit për shtyp, iu përgjigj në këtë mënyrë gazetarëve që i kërkuan të dinin në lidhje me planet e tij për të ardhmen: “Nuk shikoj më tutje se ditë pas dite, nuk kam në program asgjë”.

00:32
Rrëfehet Kamberi: E çmendur ajo që më ndodhi, pres me padurim debutimin me Shqipërinë

Është pajisur me pasaportë shqiptare në vitin 2019, është grumbulluar nga Edy Reja në muajin nëntor të këtij viti për ndeshjet me Amdorrën dhe Francën, në kuadër të kualifikueseve të Europiant, por nuk mundi të debutonte me fanellën kuqezi për arsye dokumentacioni.

00:08
Shënoi golin e fitores, flet Lenjani: Nuk luajtëm mirë, ndaj Anglisë për të shkruar historinë

Ermir Lenjani ishte heroi i Shqipërisë në transfertën ndaj Andorras. Në intervistën për Supersport, anësori i kuqezinjëve theksoi se Shqipëria nuk luajti shumë mirë ndaj Andorrës, por rëndësi kanë 3 pikët ndërsa shtoi se ndihet mirë në skemën 3-5-2 të Rejas.

E enjte, 25 Mars 2021
23:55
Kumbulla pas ndeshjes: Andorra skuadër agresive, golin e ruajta

Marash Kumbulla ishte një nga pak kuqezinjtë që folën për Supersport pas ndeshjes ndaj Andorrës, me mbrojtësin e Romës që vlerësoi paraqitjen e kombëtares pavarsisht suksesit minimal.

23:37
Bare: Fushë e vështirë, vlerë kanë 3 pikët

I kënaqur u shfaq pas ndeshjes ndaj Andorrës mesfushori Keidi Bare, jo vetëm për asistin por edhe për 3 pikët.

23:23
Reja: Fitore e rëndësishme, menduam edhe për Anglinë

Edoardo Reja në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu suksesin e kuqezinjëve në Andorra, duke vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë sidomos në 45 minutat e para.

22:58
Lanë një shishe vere në hapësirë/ Habiten me shijen që ka tani

Vera sa më shumë të rrijë aq më e mirë bëhet.

22:50
Danimarka nuk bindet/ E pezullon AstraZeneca-n për tre javë të tjera

Danimarka njoftoi se do ta zgjasë afatin e pezullimit të vaksinës AstraZeneca për COVID-19 edhe për tre javë të tjera, në mënyrë që të ketë më shumë kohë në dispozicion për testet e sigurisë lidhur me mpiksjen e gjakut që rezultoi vdekjeprurëse tek një person që kishte bërë këtë vaksinë.

22:48
Shqipëria e nis me fitore/ Mund Andorrën për kualifikueset e Botërorit 2022, sfida e radhës me Anglinë

Shqipëria e ka filluar me fitore këtë aventurë të eliminatoreve të kampionatit botëror, duke mundur Andorrën në shtëpi me shifrat 0-1.

22:44
Presidenti më i moshuar i SHBA/ Biden: Dua të kandidoj dhe në 2024-tën

Sot është 78 vjeç dhe presidenti më i moshuar në detyrë i Amerikës, por mosha nuk e pengon Joe Bidenin të planifikojë rikandidimin në vitin 2024.

22:41
Në Himalaje po shkrijnë akujt/ Rrezikohen një miliard e gjysmë njerëz

Shkëputja e një pjese të akullnajës së Nanda Devi nuk ishte një episod i vetëm, por mund të përsëritet kushedi sa herë, thonë shkencëtarët.

22:36
Analisti Sulo për Ramën: Ra gongu, nuk mund të thotë që nuk ka kohë

Analisti Arion Sulo dhe Alfred Peza kanë debatuar për deklaratën e Edi Ramës në celjen e fushatës elektorale, ku u duk sikur kërkoi dy mandate.