PD e nis fushatën me miting/ Qindra militantë në shesh, 472 makina bllokojnë bulevardin. Basha: Ndryshimi po vjen

26/03/2021 01:26

Çelja e fushatës të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për ndryshim ishte menduar t’i ngjante modelit të presidencialeve amerikane, por simptatizantët e opozitës dolën nga skenari.

Bashkë me të ftohtin zgjodhën të sfidojnë edhe koronavirusin duke qëndruar jashtë makinave. Vetë kryedemorkati hoqi maskën për ta përcjellë më mirë mesazhin e tij në shesh.

Mes 222 kanditatëve të koalicionit opozitar u vu re mungesa e pazakontë e liderit historik Sali Berisha. I vetëdijshëm se zgjedhjet do përcaktojnë jo vetëm fatet e vendit por edhe fatin e tij politik Lulzim Basha kërkoi ndihmën e shqiptarëve në përpjekjen e fundit për ndryshim.

Aleatët opozitar nisën bashkë rrugëtimin drejt synimit për tu rikthyer në pushtet pas tetë viteve në opozitë. Të njëjtin qëllim ka edhe Monika Kryemadhi, e cila në këto zgjedhje ka vendosur të luftojë e vetme për votat e LSI-së pa qënë pjesë e koalicionit.

Top Channel