9.5 miliardë dollarë dëm në ditë, ekspertët paralajmërojnë: Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit efekte të mëdha në ekonominë globale

26/03/2021 08:06

Anija gjigande e cila është bllokuar në kanalin e Suezit ka bllokuar anijet e tjera duke shkaktuar një dëm prej 9.5 miliardë dollarë në ditë. Ky bllokim do të shkaktojë një ndikim të madh në ekonominë botërore, paralajmërojnë ekspertët.

Të paktën 150 anije janë bllokuar nga anija Ever Given e cila është me ngarkesë 200 mijë ton, e cila u përplas në kanalin e ngushtë të Martën, me mallra me vlerë 29 miliard dollarë. Efekti është ndjerë në tregjet botërore ndërsa çmimi i naftës bruto u rrit me 6 përqind të Mërkurën, duke përmbysur muajt e rënieve rekord të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Por kostoja e vërtetë e katastrofës do të jetë shumë më e lartë pasi vonesat në mallrat shkaktojnë humbje në firmat anembanë globit. Kate Harding, shefi ekzekutiv i firmës së të dhënave tregtare Coriolis Technologies, paralajmëroi se rreziqet për tregtinë globale janë ‘absolutisht të mëdha’.

Nëse kanali nuk mund të zhbllokohet shpejt, firmat e transportit nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveç se të drejtojnë anijet e tyre rreth Kepit të Shpresës së Mirë në majë të Afrikës një rrugë që i shton udhëtimit 14 ditë dhe 5,000 milje detare.

Kjo do të rriste më shumë kostot e transportit e cila do të reflektohej në rritje çmimesh në produktet që përshfijnë edhe ushqimin e naftën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel