Shifrat mbeten të larta, shkon në mbi 30 milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA

26/03/2021 03:46

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 545.282, prej të cilëve 1.433 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 30.012.351, me 88.981 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,64 milionë raste të konfirmuara dhe 57.975 të vdekur. Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 130,4 milionë persona./AA

Top Channel