14:03
Manastirliu inspekton punimet në ambulancën e Borizanës: Vijojmë pa u ndalur, së shpejti mbërrijnë 340,000 doza të vaksinës Coronavac
Borizanë, 14 Korrik- 340,000 vaksina Coronavac mbërrijnë së shpejti në vendin tonë, për të intesifikuar edhe më tej vaksinimin masiv ndaj COVID19. Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore në Borizanë, e cila po rindërtohet nga themelet, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit.