Pamjet/ Pas grupit të Berishës, shkojnë në PD të rinjtë e FRPD. Dera vijon të jetë e mbyllur

06/01/2022 12:06

Të rinjtë e FRPD kanë shkuar në selinë e PD por edhe ata e kanë gjetur derën mbyllur.

Para tyre ishte në seli, edhe Grupi i Përkohshëm i Rithemelimit që e gjetën sërish derën e mbyllur.

Në fjalën e tij para mediave, Aldo Bumçi tha se kishin caktuar një mbledhje pune me Gent Strazimirin dhe Ivi Kason ndaj zgjodhën ta bënin në PD.

Mbylljen e derës e cilësoi si kriminale dhe projekt për të zhdukur opozitën, por me bindje u shpreh se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë këtë “bunker” dhe ta kthejë në shtëpinë e demokratëve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel